Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Beqaj: Në viti 2017 fillon gjenerimi në “Kosovën e re”

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Beqaj: Në viti 2017 fillon gjenerimi në “Kosovën e re” Empty
MesazhTitulli: Beqaj: Në viti 2017 fillon gjenerimi në “Kosovën e re”   Beqaj: Në viti 2017 fillon gjenerimi në “Kosovën e re” I_icon_minitimeWed May 18, 2011 9:11 am

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka theksuar se në fund të shtatorit pritet të shpallët kompania fituese që merr distribucionin e furnizimit në KEK, ndërsa sa i përket “Kosovës së re”, ministri Beqaj ka deklaroi se në bazë të agjendës kohore, planifikohet që deri në fund të vitit 2012 të përmbyllet marrëveshja me investitorin e ri.
Ministri Beqaj i bëri këto komente të martën pas një takimi një orësh me gazetarë, ku njoftoi për projektet e ministrisë që ai drejton.
Sa i përket privatizimin e distribucionit të furnizimit në KEK, ministri Beqaj ka deklaruar se ka kompani që janë të interesuara të cilat janë para kualifikuar dhe po vazhdohet procedurave të parapara.
“Ne kemi miratuar një agjendë, e cila këto ditë është duke u specifikuar me hapa konkret dhe presim që shpalljen e fituesit të parë, meqenëse kemi bërë para kualifikimin e firmave, të cilat janë të interesuara për të hyrë në privatizimin e distribucionin e të furnizimit dhe shpallja e fituesit pritet të bëhet diku në fund të shtatorit dhe njëkohësisht pretendojnë ta mbyllim këtë projekt para këtij viti”, ka thënë Beqaj.
Kurse, sa i përket projektit “Kosova e re”, ministri Beqaj ka theksuar se janë katër kompani të parakualifikuara, të cilat me përvojën e tyre nëpër vendet nga kanë ardhur dhe plotësimin e kushteve, të cilat janë paraparë në ftesën për parakualifikim, është një argument i fuqishëm që ato janë serioze dhe që kanë interesim për të hyrë në këtë proces.
“Kemi kryer një agjendë kohore dhe ajo agjendë kohore është që planifikojmë që deri në fund të vitit 2012 ne ta përmbyllim marrëveshjen me investitorin e ri dhe të bëjmë bartjen e aseteve tek investitori potencial”, ka thënë Beqaj.
Sipas tij, qeveria planifikon që investitori në “Kosovën e re” pritet që në vitin 2017 të jap rrymën e parë në vendin tonë.
“Ne sipas projeksioneve që i kemi, do të thotë deri në viti 2017, realisht të fillojë gjenerimi në “Kosovën e re’”, ka thënë Beqaj.
Ndryshe, ministri Beqaj gjatë takimit konsultues me gazetarë ka përmendur dy prioritetet e kësaj ministrie për këtë vit, siç janë vazhdimi i procedurave për privatizimin e PTK-së, ku nga pesë kompanitë konkurruese në tetor pritet të shpallet fituesi.
Ministri Beqaj u ndal edhe te pagat e punonjësve të PTK-së, të cilat sipas tij mesatarja në neto ka qenë 900 euro, duke thënë se pagat nuk do të garantohen që do të jenë kështu pas privatizimit, por garantohet se të gjithë punëtorët e PTK-së do të kenë kontrata pune edhe katër vite pas privatizimit, dhe sikurse për të gjithë edhe në këtë institucion të përfillet ligji i punës.
Beqaj u ndal edhe te gjendja e tanishme në sektorin e energjisë elektrike, duke thënë se mbi 47 për qind e saj humb nga vjedhja dhe humbjet teknike, dhe ai mendon se në bazë të përvojave, është zgjidhje e duhur të privatizohet distribucioni i furnizimit në KEK. Ai u ndal edhe te shtresat e asistencës sociale, duke thënë se edhe pas privatizimit, qeveria do të vazhdojë t’i paguajë energjinë elektrike të shpenzuar nga këto kategori, ndërkaq, sa i përket borxheve që qytetaret kanë ndaj KEK-ut, ministri Beqaj tha se kjo çështje është duke u analizuar më saktë sa është shuma e borxhit dhe se kush do të marr përgjegjësinë për mbledhjen e këtij borxhi./Kosovapress/.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Beqaj: Në viti 2017 fillon gjenerimi në “Kosovën e re”
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Viti 2011 i vështirë për Kosovën
» Beqaj kërcënon sindikalistët e PTK-së
» Beqaj e Buja, “viktima” të riformatizimit?
» Beqaj mohon mosmarrëveshjet me Pacollin
» Beqaj: Kosovarët do të tentojnë të marrin pasaporta të Shqipërisë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: