Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Kushtetutë pa tutor ndërkombëtar

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Kushtetutë pa tutor ndërkombëtar  Empty
MesazhTitulli: Kushtetutë pa tutor ndërkombëtar    Kushtetutë pa tutor ndërkombëtar  I_icon_minitimeWed May 18, 2011 9:25 am

Komisioni kushtetues ka shprehur gatishmërinë që me autorizim të Kuvendit të Kosovës të marrë mandat shtesë për ta rishikuar Kushtetutën edhe në segmentet që e lehtësojnë përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur. Kryetari i këtij komisioni, Arsim Bajrami, ka deklaruar të martën se tejkalimi i fazës së mbikëqyrjes ndërkombëtare nuk mund të bëhet me akte të njëanshme, por përmes një procesi të dialogimit mes palëve respektive, të cilat do ta bënin edhe evaluimin e suksesit të prezencës ndërkombëtare. Bajrami, si njëri nga bashkëhartuesit e Kushtetutës, ka vlerësuar se Kosova aktualisht është në një stad më të avancuar se kur është pavarësuar dhe rrjedhimisht nuk është më e nevojshme që Plani i Ahtisaarit të jetë mbi Kushtetutën. “Tanimë standardet e Pakos së Ahtisaarit janë bërë vlera të Kushtetutës dhe nuk do të ketë nevojë që të ketë një tutor mbi Kushtetutën e Kosovës, aq më parë kur e kemi Gjykatën Kushtetuese, që është institucion suprem vendor i mbrojtjes së ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë. Prandaj, bëhet i panevojshëm një monitorim ndërkombëtar i Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Bajrami.
“Pikërisht kjo është edhe arsye që ne po e kërkojmë hapjen e dialogut me segmente ndërkombëtare në Kosovë, në mënyrë që Kushtetuta të jetë akti më i lartë juridik, që monitorimi i Pakos së Ahtisaarit të jetë një kompetencë rutine e mbikëqyrjes ndërkombëtare, jo një kompetencë ekzekutive që kufizon sovranitetin”, ka shtuar ai.
Por, për t’i dhënë fund një “procesi mbikëqyrës”, sipas Bajramit nevojitet një konsensues i gjerë i forcave politike parlamentare, duke përfshirë konsensusin e partive që i përfaqësojnë minoritetet.
Me Kushtetutë parashihet që çdo ndryshim në këtë dokument duhet të bëhet me 2/3 e numrit të përgjithshëm të deputetëve të Kuvendit, si dhe me 2/3 e numrit të përgjithshëm të deputetëve minoritarë.
Bajrami nuk i sheh të arsyeshme shqetësimet e deputetëve që vijnë nga pakicat etnike, pasi, sipas tij, ndryshimet kushtetuese nuk kanë për qëllim cenimin e të drejtave të minoriteteve. I vetmi ndryshim që do t’i prekë minoritetet, sipas tij, do të jetë ai i përfaqësimit në Kuvend në mandatin e ardhshëm. Në zgjedhjet e ardhshme, siç ka thënë Bajrami, vendet e rezervuara do të shndërrohen në vende të garantuara.
“Është kjo një zgjidhje që është përcaktuar edhe me Pakon e Ahtisaarit edhe me Kushtetutën ekzistuese. Dhe, ky nuk është një ndryshim formal, por është një ndryshim që balancon përfaqësimin etnik dhe mundëson funksionalitet më të mirë të Kuvendit”, ka theksuar Bajrami.
Me Planin e Ahtisaarit parashihet që në dy mandatet e para zgjedhore pas miratimit të Kushtetutës, Kuvendi i Kosovës t’i ketë 20 ulëse të rezervuara për përfaqësim të komuniteteve të cilat nuk janë shumicë
në Kosovë. Prej këtyre vendeve, gjysma janë të rezervuara për komunitetin serb. Deklaratat e zyrtarëve të lartë vendës për përfundim të mbikëqyrjes së pavarësisë me anë të reformave kushtetuese, ditë më parë janë cilësuar si të ngutshme, nga zyrtarë të lartë ndërkombëtarë. Zyra që e mbikëqyrë pavarësinë dhe shefi i saj, Pieter Feith, të mbështetur nga shtetet që e kanë njohur shtetin e ri dhe që e përbëjnë Grupin Drejtues Ndërkombëtar, e kanë të qartë se mbikëqyrja përfundon vetëm në një mënyrë: nëse zbatohet Pakoja e Ahtisaarit.
“Me reforma kushtetuese nuk përfundon mbikëqyrja. Vetëm zbatimi i pakos dhe forcimi i institucioneve të Kosovës e përfundon mbikëqyrjen. Këtë e dinë institucionet e Kosovës. Kjo ka qenë e vendosur që nga koha kur ka filluar mbikëqyrja”, i ka thënë gazetës në kushte anonimiteti një zyrtar i lartë ndërkombëtar.
Më gjerësisht lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Kushtetutë pa tutor ndërkombëtar
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Arsimimi i komuniteteve i garantuar me Kushtetutë
» FSK merr pjesë në një trajnim ndërkombëtar
» Pula: Strategjia për “Kosovën e Re” me presion ndërkombëtar
» Sot hapet panairi ndërkombëtar "EXPOKOS 2011"
» Ministri Mujota në forumin ndërkombëtar në perspektivën e Korridorit 8

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: