Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 LB: Ndarjes duhet përgjigjur me reciprocitet

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

LB: Ndarjes duhet përgjigjur me reciprocitet  Empty
MesazhTitulli: LB: Ndarjes duhet përgjigjur me reciprocitet    LB: Ndarjes duhet përgjigjur me reciprocitet  I_icon_minitimeWed May 18, 2011 2:49 pm

Lëvizja për Bashkim (LB) vlerësoi të mërkurën se zërat e fundit, si në skenën politike kombëtare, ashtu edhe në atë ndërkombëtare, për zgjidhje të ndryshme politike të raporteve Kosovë-Serbi, me theks të veçantë për çështjen e veriut të Kosovës dhe Kosovës Lindore, tregojnë qartazi për kotësinë e dialogut për zgjidhjen e çështjeve teknike në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Sipas kësaj lëvizje fushata energjike e Serbisë për ndarje të Kosovës është përpjekje për imponimin e modelit serb për zgjidhjen e çështjes së veriut të Kosovës, ndërkaq sipas tyre mungesa e guximit, paaftësia dhe servilizmi i Qeverisë së Kosovës po i krijon terren të përshtatshëm depërtimit të kësaj fushate.

“Qeveria e Kosovës do të duhej që sa më shpejt që të jetë e mundur, në bashkëpunim me të gjitha forcat politike shqiptare në Kosovë dhe në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, të hartojë platformë kombëtare për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë”, vlerësuan zyrtarë të kësaj lëvizje në një konferencë për media.

Sipas tyre, Qeveria e Kosovës do të duhej që menjëherë t’i ndërpresë bisedimet e pakuptimta teknike me Serbinë dhe ta trajtojë seriozisht problemin në veri të Kosovës, i cili po u kushton shumë shtrenjtë qytetarëve të saj.

Lëvizja për Bashkim deklaron se, në këto rrethana, zgjidhja më e mirë dhe më e drejtë edhe për veriun e Kosovës, edhe për Kosovën Lindore do të ishte zbatimi i të drejtave të barabarta për popullatën përkatëse si në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok, ashtu edhe në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

“Lëvizja për Bashkim konsideron se fushatës së Serbisë për ndarje të veriut Qeveria e Kosovës duhet t’i përgjigjet me reciprocitet me Kosovën Lindore. Pra, çfarëdo që Serbia të kërkojë për serbët e Leposaviqit, Zveçanit e Zubin Potoku, edhe Kosova të kërkojë për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës”, thuhet në komunikatë.

Më tej theksohet se pjesa veriore e Mitrovicës dhe fshatrat shqiptare përreth nuk mund të jenë pjesë as e bisedimeve, as e reciprocitetit. “Atje është kryer spastrimi etnik i shqiptarëve dhe duhet së pari ata të kthehen në pronat e veta”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
LB: Ndarjes duhet përgjigjur me reciprocitet
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ndarjes, me reciprocitet
» Reciprocitet me Serbinë!
» Reciprocitet për lëvizjen
» CEFTA, reciprocitet ose të braktiset marrëveshja
» Lëvizja për Bashkim kërkon reciprocitet me Serbinë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: