Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Kërkohet heqja e referencës 1244 për Kosovën

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Kërkohet heqja e referencës 1244 për Kosovën  Empty
MesazhTitulli: Kërkohet heqja e referencës 1244 për Kosovën    Kërkohet heqja e referencës 1244 për Kosovën  I_icon_minitimeThu May 19, 2011 5:31 pm

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u takua të enjten me delegacionin e Parlamentit Evropian, të kryesuar nga kryetari Eduard Kukan. Anëtarët e delegacionit të Parlamentit Evropian citohen të kenë thënë se i kanë shtuar përpjekjet e tyre për të përshpejtuar procesin e dialogut për liberalizimin e vizave për Kosovën, mirëpo potencuan se institucionet e Kosovës duhet të bëjnë më shumë në përmbushjen e obligimeve për fillimin e dialogut për vizat.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se është e nevojshme që të konsolidohet prania e BE-së në Kosovë dhe kërkoi heqjen e referencës 1244 për Kosovën, të cilën e ka vënë në përdorim BE-ja, me qëllim të formalizimit të marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

Presidentja po ashtu vlerësoi se është me rëndësi që deri në fund të vitit Kosova të hyjë në marrëdhënie kontraktuale me BE-në meqë kjo do të ndihmonte në reformat e brendshme.

“Kosova duhet të ketë trajtim të barabartë nga BE-ja sikurse edhe të gjitha vendet e tjera të BE-së”, tha Jahjaga, duke shtuar se është i nevojshëm pranimi i shtetit të Kosovës edhe nga vendet e BE-së që nuk e kanë bërë këtë.

Ajo tha se partneriteti Kosovë-BE nënkupton se të dyja palët duhet t’u përmbahen përkushtimeve të tyre, ndërkaq shtoi se dialogu me Serbinë, duhet t’u shërbejë të dyja palëve që të ecin përpara dhe të vendosin marrëdhënie të mira fqinjësore.

Ndërkaq, eurodeputeti Kukan tha se PE përkrahë procesin e zgjerimit të BE-së dhe perspektivën evropiane për të gjitha vendet e Ballkanit dhe i jep mbështetje Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së.

Më tej ai pohoi se Kosova duhet të thellojë procesin e reformave dhe posaçërisht të punojë në ndryshimin e ligjit për zgjedhjet. Ai tha se BE-ja i kushton një rëndësi të veçantë dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Anëtarët e delegacionit të Parlamentit Evropian theksuan se i kanë shtuar përpjekjet e tyre për të përshpejtuar procesin e dialogut për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe vlerësuan se institucionet e Kosovës duhet të bëjnë më shumë në përmbushjen e obligimeve për fillimin e dialogut për vizat. /Telegrafi/

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Kërkohet heqja e referencës 1244 për Kosovën
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Egjiptit i kërkohet ta njohë Kosovën
» Heqja e vizave çështje urgjente
» Përmendja e 1244-shit, kapje për kashte e të mbyturit!
» Kërkohet më shumë punë nga administrata për mërgimtarët
» OKB: Kërkohet ndihmë ndërkombëtare për Kirgizinë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: