Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Tahiri u takua me ambasadorë të vendeve të BE-së

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Tahiri u takua me ambasadorë të vendeve të BE-së  Empty
MesazhTitulli: Tahiri u takua me ambasadorë të vendeve të BE-së    Tahiri u takua me ambasadorë të vendeve të BE-së  I_icon_minitimeFri May 20, 2011 8:56 am

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri gjatë qëndrimit të saj në Bruksel, është takuar në takime veçanta, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Tim Barrow, ambasadorin e Italisë, Luca Giansanti dhe ambasadorin e Çekisë, Vaclav Balek. Takimet thuhet se janë fokusuar në dialogun teknik të ndërmjetësuar nga BE dhe në perspektivat euro-atlantike të Kosovës.
Zëvendëskryeministrja Tahiri, tha se Qeveria e Kosovës ka përkushtim të lartë për dialogun teknik me qëllim që të arrihen rezultate konkrete që do të kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetareve në vend, e po ashtu fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit rajonal dhe avancimit të agjendës evropiane të Kosovës.
“Dialogu teknik dhe përparimet e arritura janë një përpjekje serioze për të kontribuar për paqen dhe stabilitetin e rajonit dhe afrimin e Kosovës me BE-në”, citohet të ketë thënë ajo.
Zëvendëskryeministrja Tahiri theksoi angazhimin konstruktiv të delegacionit të Kosovës në dialog dhe bëri të njohur qëndrimin që problemeve tu jepen zgjidhe evropiane, duke marrë për bazë vlerat dhe standardet e BE-së, si modele të avancuara në interes të qytetarëve dhe shteteve që aspirojnë të jenë pjesë e BE-së.
Ajo më tej theksoi se raundi i katërt ishte me i suksesshmi dhe se procesi ka hyrë në fazën e marrëveshjeve konkrete veçmas për çështjet e lëvizjes së lirë, tregtisë së lirë, energjisë dhe telekomunikacionit, ndërkohë që për çështjet tjera të hapura ka pasur lëvizje përpara.
Zëvendëskryeministrja Tahiri kërkoi mbështetjen e vendeve përkatëse për integrimin e Kosovës në BE, dhe shtroi kërkesat për heqjen e vizave për Kosovën, hyrjen në marrëdhënie kontraktuale dhe përshpejtimin e statusit të kandidatit për Kosovën përmes planeve të veçanta.
Ambasadorët Barrow, Giansanti dhe Balek vlerësuan konceptin dhe angazhimet e Kosovës në dialog me Serbinë si dhe shprehën përkrahjen e fuqishme të vendeve të tyre për këtë proces të rëndësishëm që do ta hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy shteteve të pavarura dhe sovrane.
Ambasadorët konfirmuan mbështetjen e vendeve të tyre për integrimin e Kosovës në BE, duke thënë se Kosovë është pjesë e Evropës dhe se duan që sa më parë atë ta shohin të integruar plotësisht në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Gjatë orëve të pasdites, zëvendëskryeministrja Tahiri zhvilloi një takime pune me ndërmjetësin Robert Cooper, me ç`rast u riafirmua vlerësimi i lartë për rezultatet e raundit të katërtë. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Tahiri u takua me ambasadorë të vendeve të BE-së
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Tahiri u takua me ambasadorë të vendeve të BE-së
» Jahjaga u takua me Turk dhe Ivanov
» Topi kërkoi zgjerimin e gjeografisë së vendeve, që duhet të njohin Kosovën
» Kryeparlamentari Krasniqi u takua me zv/presidentin e Senatit italian, Vannino Chiti
» Tahiri takon Gentilinin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: