Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Kosova ende larg liberalizimit të vizave

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Kosova ende larg liberalizimit të vizave  Empty
MesazhTitulli: Kosova ende larg liberalizimit të vizave    Kosova ende larg liberalizimit të vizave  I_icon_minitimeSat May 21, 2011 12:25 pm

Në mungesë të udhërrëfyesit, i cili nuk i është lëshuar ende nga
Brukseli, Kosova vazhdon t’i përmbushë njëanshëm kriteret për
liberalizimin e vizave. Derisa në Qeverinë e Kosovës shpresojnë se
kriteret teknike do të plotësohen nga fillimi i vitit vijues, në
Komisionin parlamentar për integrime evropiane thonë se përfshirja e
Kosovës në këtë proces është ende e largët.
Ministrja e
Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, pret që BE-ja shumë shpejt t'i nisë
bisedimet me autoritetet e Kosovës, si për liberalizimin e vizave ashtu
edhe për marrëveshjet tjera kontraktuale me Kosovën.
“Ne do të punojmë njëanshëm në përmbushjen e kritereve dhe shpresojmë
që shpejt edhe Komisioni Evropian të vijë me një përgjigje pozitive për
lansimin e dialogut për vizat, presim dhe avancimin e marrëdhënieve
tregtare, e kështu me radhë”, ka thënë Çitaku për Evropën e Lirë.
Ndërkohë, kryetari i Komisionit për integrime evropiane në Kuvend,
deputeti i DLK-së, thotë se Kosova mbetet getoja evropiane, për shkak të
pengesave që po i bëhen asaj, si nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë
njohur atë si shtet, apo edhe për faktin se Kosova nuk i ka plotësuar
kriteret e parapara.
Duke iu referuar deklaratave të përsëritura të kryeministrit Hashim
Thaçi, i cili para gjysmë viti pati premtuar se brenda 15 muajve Kosova
do të përfshihej në liberalizim, deputeti Haziri thotë se nuk ka
kurrfarë afati që garanton përfshirjen e Kosovës në këtë proces.
“Mund të them lirisht se edhe tetë muaj kanë mbetur nga premtimi i
kryeministrit. Por, absolutisht, nuk guxojmë të shkaktojmë pritje të
qytetarëve të Kosovës sa i përket këtij procesi, sepse nuk ka asnjë
datë, asnjë orar, as kalendar që Kosovën e çon në këtë proces. Kosova
nuk e ka të qartë se kur e merr udhërrëfyesin dhe udhërrëfyesi i jep
detyrat, standardet dhe kushtet teknike e politike që duhet të
plotësohen në këtë proces”, ka thënë Haziri.
Sipas një vendimi të Qeverisë së Kosovës, pasaportat biometrike si
një nga kushtet për liberalizim, do të fillojnë të prodhohen nga tetori i
këtij viti.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se Kosova
mund t’i plotësojë kushtet teknike qysh në fillim të vitit 2012, por ai
nuk e fsheh shqetësimin se sjellja e vendeve tjera të rajonit në
procesin e liberalizimit të vizave mund t’i kushtojë me vonesa edhe
Kosovës.
Gjatë qershorit pritet që Kosovën ta vizitojë një komisariat për punë
të brendshme i BE-së, që do të dërgojë në Kosovë një komision
vlerësues, i cili do të nxjerrë përfundime në lidhje me përmbushjen e
kritereve të parapara për liberalizimin e vizave nga ana e Kosovës. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Kosova ende larg liberalizimit të vizave
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Studentët kërkojnë përshpejtimin e liberalizimit të vizave
» Procesi i liberalizimit të vizave është i gjatë
» Procesi i liberalizimit të vizave, të fillojë menjëherë
» Nevojitet angazhim komunal për procesin e liberalizimit të vizave
» Deda: Kosova me fjalë në BE, por është larg

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: