Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Gjykimi i Haradinajt në qershor?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjykimi i Haradinajt në qershor?  Empty
MesazhTitulli: Gjykimi i Haradinajt në qershor?    Gjykimi i Haradinajt në qershor?  I_icon_minitimeMon May 23, 2011 2:44 pm

Avokati mbrojtësi i Ramush Haradinajt, Michael O’Reilly i ka thënë Radio Dukagjinit se brenda kësaj jave mund të merret vendim lidhur me numrin e dëshmitarëve që do paraqiten për këtë rast. Sipas, O’Reilly nëse kjo ndodhë, gjykimi i Haradinajt mund të nis në mes të qershorit. Avokati ka potencuar se Ramush Haradinaj kësaj radhe, një herë e përgjithmonë do t’i përfundoj punët me Tribunalin e Hagës.
Po bëhen një vit dhe ish-kryeministri dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është duke u mbajtur në burgun e Hagës. Rasti i tij është i pari që është kthyer në rigjykim.

Sipas avokatit të Haradinajt, Michael O’Reilly ky fakt bënë që Tribunali të jetë pa eksperiencë për raste të tilla dhe të mos caktoj datën e gjykimit dhe numrin e dëshmitarëve që do të paraqiten ne rigjykimin e tij. Por O’Reilly, është optimist që vendimi për dëshmitarët do merret këtë javë duke i hapur rrugë edhe vendimit për nisjen e seancave gjyqësore.

“Nëse vendimi merret këtë javë shpresojmë se gjykimi mund të filloj në mes të Qershorit. Por në këtë fazë nuk mund të themi dhe nuk e dimë kur do të filloj seanca gjyqësore. Derisa nuk e shohim vendimin dhe derisa i marrim për bazë implikimet që mund të ketë ky vendim nuk mund të kemi një ide të qartë se kur gjykimi do të filloj dhe sa do të zgjasë”, ka thënë O’Reilly

Pala mbrojtëse ka paraqitur kërkesë që në rigjykimin e Haradinajt të merren në pyetje vetëm dy dëshmitarë, nga ana tjetër, prokuroria insiston që të paraqiten të gjithë dëshmitarët që kanë dëshmuar edhe më parë për të njëjtin rast.

“Jemi shumë optimist se kësaj here do të përfundoj një herë e përgjithmonë”, ka shtuar O’Reilly

Nga ana tjetër, zëdhënësja e Tribunalit të Hagës, Nerma Jellacic, ka theksuar se nuk mund të përcaktohen afate se kur mund të nis rigjykimi i Haradinajt. Sipas saj, çdo gjë varet nga vendimi i Dhomës së Apelit

“Kur të gjitha këto procedura të kompletohen data e gjykimit do të caktohet. Nuk ka asnjë afat kohor në rregullat e përcaktuara të Tribunalit të Hagës që vendimi duhet të merret brenda këtij apo atij afati. Prandaj për ne është e pamundur të spekulojmë se kur Gjykimi do të filloj”, ka pohuar Jelacic.

Njëri nga dëshmitarët kryesorë në procesin gjyqësor kundër Ramush Haradinajt, Shefqet Kabashi, gjendet në SHBA dhe refuzon të dëshmoj kundër Haradinajt. Kabashi pretendon se është mbajtur në një burg ushtarak në Deçan, gjatë kohës së luftës. Ai doli para gjykatës në vitin 2007 por, pasi u betua, nuk pranoi të dëshmojë dhe udhëtoi drejt SHBA-ve. Kabashi u padit më vonë për mospërfillje të gjykatës, por gjyqi kundër tij nuk u zhvillua. Kabashi tash posedon pasaportë amerikane. /Telegrafi/

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Gjykimi i Haradinajt në qershor?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Në Hagë ka vazhduar gjykimi i Haradinajt
» Vazhdon gjykimi i rastit Haradinaj
» Në tetor nis gjykimi i Fatmir Limajt
» Pritet të nis gjykimi i tre serbëve nga Novobërda
» Vazhdon gjykimi në rastin “Bllaca”

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: