Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Veriu i Kosovës ka nevojë për KFOR-in

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Veriu i Kosovës ka nevojë për KFOR-in  Empty
MesazhTitulli: Veriu i Kosovës ka nevojë për KFOR-in    Veriu i Kosovës ka nevojë për KFOR-in  I_icon_minitimeSun May 29, 2011 9:20 am

Deputetë e Kuvendit, të cilët trajtojnë aspekte të sigurisë, besojnë se suksesi i vendosjes së një gjendje normale në veri të Kosovës varet nga bashkëpunimi i KFOR-it me Policinë e Kosovës dhe atë të EULEX-it. Vetëm një koordinim ndërmjet këtyre komponentëve, sipas tyre, do të siguronte një rend kushtetues ligjor në veri.
Ndonëse deputetë të opozitës dhe ata nga partia më e madhe në pushtet ndajnë mendime të ndryshme në lidhje me veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri, si konstatim i përbashkët është se në këtë pjesë ka mungesë të sundimit të rendit kushtetues, për shkak të pranisë së strukturave të pushtetit paralel të Serbisë, raportoi Evropa e Lirë.
Anëtari i Komisionit për Siguri të Brendshme në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Xhelili, deputet i PDK-së në pushtet, thotë se problemet në veri zgjidhen përmes një koordinimi ndërmjet vendorëve e ndërkombëtarëve, dhe jo përmes forcës.
“Qeveria e jonë asnjëherë nuk e ka pasur synim që me metoda policore dhe represive ta zgjidhë situatën në pjesën veriore, por besoj që zbatimi i ligjit dhe arrestimi i atyre që zhvillojnë aktivitet joligjor, të mos them edhe krim të organizuar, do të jetë një lehtësim i madh për organet e rendit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thotë Xhelili.
Deputeti opozitar nga radhët e AAK-së, Burim Ramadani, thotë se stacionet policore në veri funksionojnë jashtë zinxhirit komandues të Policisë së Kosovës.Për një gjendje të tillë, Ramadani fajëson Qeverinë dhe Ministrinë e Brendshme. Ai e sheh Qeverinë e Kosovës të pavendosur që ta zbatojë ligjin në veri.
“Policia e Kosovës ka një zinxhir komandues dhe nuk guxon assesi të ketë hapësira për zinxhirë tjerë komandues. Kjo garniturë udhëheqëse e policisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk ka vendosmëri, nuk ka guxim dhe nuk ka kurajë që të veprojë sipas detyrave që i ka”, thekson Ramadani.
Një rol të theksuar në veri ka sidomos prania ndërkombëtare. Rifunksionalizimi i plotë i policisë, pastaj gjykatave dhe doganave në veri, viteve të fundit është kryesisht në duart e misionit evropian - EULEX.
Ndryshe, veriu i Kosovës, vazhdon me vjet të jetë një territor ku autoritetet kosovare kanë fare pak qasje, për shkak të funksionimit të strukturave të pushtetit paralel të Serbisë atje, që mbështeten nga serbët lokal. Së fundit, doli që edhe drejtuesit e stacioneve policore të Kosovës në këtë pjesë të jenë në shërbime të dyfishta. Kurse, përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për largimin e tyre u pasuan me protesta e bllokada rrugësh nga ana e banorëve serbë të atjeshëm të mbështetur nga strukturat politike në veri, të cilat nuk njohin shtetin dhe organet shtetërore të Kosovës. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Veriu i Kosovës ka nevojë për KFOR-in
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» KFOR-i nuk heq dorë nga veriu
» Serbia duhet të largohet nga veriu i Kosovës
» Lugina e Preshevës me Kosovë, veriu i Kosovës me Serbi!
» Serbët e Izvorit paditin KFOR-in te Policia e Kosovës
» Mourinho: Kam nevojë për presion

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: