Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Westerwelle: Statusi i Kosovës dhe kufijtë, çështje e mbyllur

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Westerwelle: Statusi i Kosovës dhe kufijtë, çështje e mbyllur  Empty
MesazhTitulli: Westerwelle: Statusi i Kosovës dhe kufijtë, çështje e mbyllur    Westerwelle: Statusi i Kosovës dhe kufijtë, çështje e mbyllur  I_icon_minitimeMon May 30, 2011 8:34 am

Kosova ka bërë përparim të sigurt. Kështu ka vlerësuar ministri i jashtëm gjerman Guido Westerwelle në debatin e fundit në Bundestagun gjerman kushtuar Kosovës, raporton RTK.
Debati u mbajt në fundjavë, ndërsa Westerwelle ka kërkuar nga deputetët gjermanë zgjatjen e mandatit për ushtarët e Bundeswehrit në Kosovë. Qeveria gjermane, ka thënë ai, përsërit se statusi i Kosovës dhe çështja e kufijve në Ballkanin perëndimor është plotësisht e mbyllur. Në korrikun e vitit të kaluar Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vërtetoi përfundimisht se shpallja e pavarësisë së Kosovës, është bërë në harmoni me të Drejtën Ndërkombëtare. Kush thotë se në Kosovë vitin e fundit janë bërë pak ndryshime, sipas pikëpamjes së Qeverisë gjermane, ai thotë gjysmë të vërteta. Zgjedhjet parlamentare që u mbajtën vitin e kaluar edhe pse u desh të përsëriteshin në disa zona, ato u mbajtën dhe rrodhën përgjithësisht të qeta. Këto zgjedhje u bojkotuan në veriun e Kosovës, por me këtë bojkot, serbët para së gjithash dëmtuan vetën. Por kështu nuk vepruan serbët në jug të Kosovës, ku pjesëmarrja e tyre ishte shumë e lartë krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Kur njeriu mendon se kanë kaluar vetëm tre vjet nga pavarësimi i Kosovës, atëherë vërtet është e pamundur të mos thuhet se në këtë vend janë bërë përparime tejet të rëndësishme, të cilat sot nuk mund të kalohen pa u thënë. Vetëm brenda një viti në Kosovë dhanë dorëheqje dy presidentë, por po kaq i vërtetë është fakti se ky vakum politik u tejkalua pa lëkundje politike, ka thënë ministri jashtëm gjerman. Kjo ishte një dëshmi e fortë se u respektua Kushtetuta e vendit, ndërsa vendimi i Gjykatës Kushtetuese u pranua nga të gjithë aktorët politikë. Rasti me presidentët është dëshmi për një funksionimin të shëndetshëm të institucioneve të vendit. Stabiliteti në Kosovë po tregohet edhe me reduktimin e forcës ushtarake ndërkombëtare. Megjithatë, në Kosovë ka edhe shumë punë për tu bërë gjë që është theksuar edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2010, sidomos sa përket luftës kundër krimit të organizuar dhe sistemit të drejtësisë. Gjermania, ka thënë Westerwelle do të vazhdojë të jetë e pranishme me trupat e saj në Kosovë për sa kohë që do të jetë e nevojshme, për t’i ndihmuar edhe më shumë rritjes së stabilitetit në këtë vend.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Westerwelle: Statusi i Kosovës dhe kufijtë, çështje e mbyllur
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Statusi special për veriun do të çonte drejt ndarjes
» Serwer: Kufijtë kanë sjellë histori luftërash
» Westerwelle: Vendet baltike nuk duhet të kenë frikë nga Rusia
» Çështjet e kufijve janë kapitull i mbyllur
» Së shpejti zgjidhet statusi i pakicës malazeze!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: