Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Statusi special për veriun do të çonte drejt ndarjes

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Statusi special për veriun do të çonte drejt ndarjes  Empty
MesazhTitulli: Statusi special për veriun do të çonte drejt ndarjes    Statusi special për veriun do të çonte drejt ndarjes  I_icon_minitimeMon Sep 19, 2011 3:12 pm

Presidentja Jahjaga, kryeministri Thaçi dhe ministri i Jashtëm, Hoxhaj, janë takuar dje me Sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, duke kërkuar përkrahjen e tij dhe të OKB-së për veprimet e qeverisë në vendosjen e rendit dhe ligjit në veri. Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, së bashku me kryeministrin Hashim Thaçi dhe ministrin e jashtëm, Enver Hoxhaj, u pritën në selinë e OKB-së, nga sekretari i Përgjithshëm Ban Ki Moon. Sekretari i përgjithshëm, në bisedë të gjatë me delegacionin kosovarë, i ka vlerësuar të arriturat në Kosovë dhe bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me misionet ndërkombëtare në vend. Ai tha se është i rëndësishëm koordinimi i institucioneve të Kosovës dhe forcave paqeruajtëse KFOR dhe EULEX-i në vendosjen e qetësisë në veriun e Kosovës. Ban Ki Moon tha se me rëndësi është vendosja e rendit dhe ruajtja e stabilitetit në këtë pjesë të Kosovës. Ai tha se çështjet e hapura ndërmjet palëve duhet të zgjidhen me dialog dhe se Plani Ahtisaari ofron mundësitë më të mira për komunitetin serb.
Presidentja Jahjaga, ka thënë se aksioni i përbashkët i Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe EULEX-in për zbatimin e marrëveshjes për vulat doganore me Serbinë, dëshmon partneritetin e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare.
Jahjaga tha se statusi special për veriun e Kosovës do të rrënonte këto arritje dhe nuk do të garantonte integrimin por do të çonte drejt ndarjes. Ajo tha se Kosova do që të vendos rendin dhe ligjin dhe normalitetin si dhe t’i jap fund mosndëshkimit me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe shtrirjes së kushtetutshmërisë për të gjithë qytetarët pa dallim, që jetojnë në veri, thuhet në komunikatën e nga zyrja e presidentes.
Ndërkaq Kryeministri Thaçi, gjatë takimit e njoftoi Sekretarin e Përgjithshëm Ban Ki Mon për së afërmi me zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës. Kryeministri Thaçi, tha se Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me faktorët relevant ndërkombëtar, dy muajt e fundit ka ndërrmarë disa veprime për të vendosur sundimin e ligjit edhe në pjesën veriore të Kosovës. Kryeministri Thaçi ka theksuar në takim se Qeveria është e përkushtuar që në Kosovë të luftohet krimi dhe dukuritë tjera negative, të cilat fatkeqësisht që 12 vite janë toleruar në pjesën veriore të vendit, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit. Duke folur për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kryeministri Thaçi ka theksuar se “është jetike që marrëveshjet e arritura të respektohen nga Serbia. Kosova është e përkushtuar ta implementojë pjesën e saj të përgjegjësive që dalin nga marrëveshjet, dhe të njëjtën gjë duhet ta bëjë edhe Serbia.” Jahjaga dhe Thaçi kanë theksuar se Kosova është e përkushtuar që të bëhet anëtare e OKB-së dhe se kjo rrugë nuk ka alternativë tjetër.






New York, 18 shtator – Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri Hshim Thaçi dhe ministri i Punëve të jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj u pritën sot në selinë e Kombeve të Bashkuara nga sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate Ban Ki Mun.

Me këtë rast, lidershipi kosovar ka kërkuar që KB-të dhe Ban Ki Mun të mbështesin aksionet e qeverisë për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të vendit.

Nga sekretari i përgjithshëm i KB-ve është kërkuar që të ndikojë tek Serbia dhe miqtë e saj për tu larguar nga sjelljet luftënxitëse që po rrezikojnë stabilitetin në rajon. Ata kanë kërkuar po ashtu anëtarësim të shpejtë të Kosovës në OKB dhe në institucionet e tjera ndërkombëtare.

Ki Mun ka mbështetur vendosjen e rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Kosovës, si dhe vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Statusi special për veriun do të çonte drejt ndarjes
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Thaçi: As ndarje, as status special për veriun
» SHBA-të kundër ndarjes së Kosovës
» Së shpejti zgjidhet statusi i pakicës malazeze!
» Westerwelle: Statusi i Kosovës dhe kufijtë, çështje e mbyllur
» Ndarjes, me reciprocitet

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: