Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Kuvendi për Haradinajn, përkrahje institucionale

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Kuvendi për Haradinajn, përkrahje institucionale  Empty
MesazhTitulli: Kuvendi për Haradinajn, përkrahje institucionale    Kuvendi për Haradinajn, përkrahje institucionale  I_icon_minitimeTue May 31, 2011 5:04 pm

Deputetët e Kuvendit të Kosovës i bënë thirrje Tribunalit të
Hagës ta përshpejtojë rigjykimin e pjesshëm ndaj ish-komandantit të
UÇK-së, Ramush Haradinaj, ndërsa institucioneve shtetërore iu kërkua
mbështetja për kreun e AAK-së dhe dy të akuzuarit e të tjerë, Lah
Brahimaj dhe Idriz Balaj. Gjatë seancës së jashtëzakonshme parlamentare
të mbajtur për këtë çështje, deputetët thanë se “drejtësia e vonuar
është drejtësi e mohuar”.
Kuvendi i Kosovës miratoi
unanimisht rekomandimet e iniciuara nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
lidhur me rigjykimin e pjesshëm të kryetarit të saj, Ramush Haradinaj, i
cili aktualisht gjendet në Tribunalin e Hagës.
Pas një diskutimi rreth tre orësh, të 70 deputetët e pranishëm
mbështetën iniciativën, me të cilën, “duke besuar në pafajësinë e zotit
Haradinaj e bashkëluftëtarëve të tij, si dhe në luftën e drejtë të
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, Tribunalit të Hagës i kërkohet
zhvillimi i një procesi gjyqësor të qartë, të drejtë e të shpejtë ndaj
Hardinajt, Balajt e Brahimajt. Ndërsa, Qeverisë së Kosovës dhe
institucioneve të tjera vendore e ndërkombëtare në vend, u kërkohet
përkrahja institucionale, juridike e materiale për të akuzuarit.
Deputeti nga radhët e AAK-së, Ahmet Isufi, foli për Radion Evropa e
Lirë për qëllimin e debatit. “Debati i sotëm dëshmoi edhe një herë
besimin e fuqishëm që ne si Kosovë kemi në drejtësinë ndërkombëtare, por
njëkohësisht edhe në pafajësinë e zotërinjve Ramush Haradinaj, Lah
Brahimaj dhe Idriz Balaj”, tha Isufi.
Të gjitha grupet parlamentare, pa përjashtim, u shprehën të bindura
në pafajësinë e të akuzuarve kosovarë nga drejtësia ndërkombëtare,
ndërsa e cilësuan si të drejtë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryeministri Hashim Thaçi theksoi mbështetjen e ekzekutivit kosovar
për këtë çështje. Ai tha se do të ofrojë mbështetje për liderin e
Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe shokët e tij që
po mbahen në Hagë. “Qeveria e Kosovës dhe unë, edhe më parë, kemi qenë
të gatshëm dhe kemi kërkuar të na krijohet ajo rrethanë, që të japim të
gjithë mbështetjen dhe sigurinë juridike që lejon ligji dhe Kushtetuta e
Republikës së Kosovës”, u shpreh Thaçi. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Kuvendi për Haradinajn, përkrahje institucionale
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kërkohet mbështetje institucionale për Haradinajn
» Kuvendi debaton për Ramush Haradinajn
» Kuvendi i shtatë zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka nisur punimet të dielën, ku 355 delegatë do të vendosin për zgjedhjen e strukturave udhëheqëse, kryetarit dhe këshillit të përgjithshëm të partisë. Kuvendi është hapur me intonimin e himnit sht
» Seancë e jashtëzakonshme për Haradinajn
» Ndarja s’ka përkrahje në Evropë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: