Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Ndarja e Kosovës ide shumë e rrezikshme

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Ndarja e Kosovës ide shumë e rrezikshme  Empty
MesazhTitulli: Ndarja e Kosovës ide shumë e rrezikshme    Ndarja e Kosovës ide shumë e rrezikshme  I_icon_minitimeThu Jun 02, 2011 4:43 pm

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj në një intervistë për gazetën prestigjioze franceze “Le Monde” ka thënë se ndarja e Kosovës është një ide shumë e rrezikshme, që do të shkaktonte dhunë dhe jostabilitet në rajon. Ministri po ashtu ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që ta mbështesë Republikën e Kosovës në të gjitha aspektet.

Ministri i Punëve të Jashtme gjatë qëndrimit në Francë përveç takimeve të shumta me udhëheqës të lartë të institucioneve franceze, ka zhvilluar takime edhe me përfaqësues të jetës akademike dhe shoqërisë civile në Paris.

Në pyetjen rreth qëndrimit të tij pas arrestimit të Ratko Mladicit, ministri Hoxhaj ka thënë se ky është një lajm i mirë, mirëpo i vonuar.

“Mirëpo, arrestimi i Ratko Mladicit nuk është i mjaftueshëm. Për Serbinë është kruciale të fillojë reformat nga brenda në mënyrë që në këtë vend të implementohen standardet evropiane dhe të normalizohen raportet me Kosovën. Përkundrazi, Serbia po tenton të krijojë tensione jashtë kufijve të saj. Nuk është në interes të Bashkimit Evropian që t’i jap statusin e ‘vendit kandidat’ një vendi që mban probleme të pazgjidhura me fqinjët e tij, siç është me Bosnjën, ku po mundohet që të vejë në pyetje marrëveshjen e Daytonit ose me Kosovën, ku po mbështet ndarjen e veriut të Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Kurse, në pyetjen e “Le Monde” se si e sheh faktin se përkundër nisjes së dialogut Beograd-Prishtinë nën ombrellën e BE-së, Qeveria serbe ka lansuar idenë e ndarjes së Kosovës, Hoxhaj ka thënë se dialogu është teknik, ndërsa “...ndarja e Kosovës është një ide shumë e rrezikshme e cila do të kishte një “efekt domino“ në rajon dhe do të prodhonte dhunë dhe jostabilitet”.

Ministri, po ashtu, ka thënë se në këto tre vite, që nga shpallja e pavarësisë, Kosova është një vend stabil, shtet funksional dhe se integrimi minoriteteve në institucionet dhe shoqërinë e Kosovës është më i mirë se në shumë shtete në rajon.

“Situata në veriun e Kosovës është e imponuar dhe projektuar nga jashtë, ku Beogradi po tenton që të krijoj një konflikt të ngrirë, mirëpo pa sukses”, ka thënë ai. Ndërkaq, në pyetjen rreth mundësisë së dhënies së një statusit special për veriun e Kosovës, Hoxhaj e ka mohuar kategorikisht një mundësi të tillë.

“Veriu është pjesë e Kosovës. Aty kemi një prezencë të strukturave paralele serbe. Ky është një problem politik. Është misioni EULEX, i cili ka përsipër këtë rajon. Në përgjithësi ky mision po kryen punë të mirë në vend, mirëpo mund të bëjë më shumë në Veri. Bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë më shumë presion ndaj Beogradit që të mos flitet më për këto struktura paralele. Serbia nuk mund të ketë “një këmbë” në Republikën Serbe në Bosnjë, ‘një këmbë’ në veri të Kosovës dhe ‘një këmbë’ në Bruksel”, ka thënë Hoxhaj.

Duke u përgjigjur në pyetjen rreth luftimit të korrupsioni dhe krimit të organizuar në Kosovë, ai ka thënë se Bashkësia Ndërkombëtare ka ndërtuar institucionet kosovare nga zeroja dhe se për tri vite nuk mund të ketë mrekulli. “Kosova ka qenë pjesa më e pazhvilluar në ish-Jugosllavi. Vendi ka nevojë që të ndihmohet nga Evropa, jo vetëm për një shtet ligjor por edhe për zhvillimin e tij. Do të ishte një mesazh i keq në rast se Kosova mbetet i vetmi vend i izoluar në rajon, pa lirinë e udhëtimeve për qytetarët e saj, pa një raport kontraktual me Brukselin”, ka thënë Hoxhaj, në intervistën për “ Le Monde”. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Ndarja e Kosovës ide shumë e rrezikshme
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Maqedonia nuk frikohet nga ndarja e Kosovës!
» Ndarja e Kosovës rrezikon Evropën
» Ndarja e Kosovës rrezikon Ballkanin
» Serwer: Ndarja e Kosovës joreale
» Serwer: Ndarja e Kosovës një ide e keqe

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: