Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Rezultatet priten shpejt, i duhet urgjentisht Beogradit!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Rezultatet priten shpejt, i duhet urgjentisht Beogradit!  Empty
MesazhTitulli: Rezultatet priten shpejt, i duhet urgjentisht Beogradit!    Rezultatet priten shpejt, i duhet urgjentisht Beogradit!  I_icon_minitimeFri Jun 03, 2011 7:35 am

Brenda dy javësh priten edhe rezultatet e para konkrete të
dialogut mes Serbisë dhe Kosovës që tash e sa muaj zhvillohen në Bruksel
me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Diplomatët e BE-së
pohojnë se kjo do të ndodh tash, sepse Serbia ka nevojë për të dëshmuar
se është duke u sjellë në mënyrë konstruktive në dialog, në mënyrë që
opinioni i Komisionit Evropian të jetë tërësisht pozitiv më 12 tetor dhe
deri në fund të vitit Serbia të marrë jo vetëm statusin e kandidatit,
por menjëherë edhe datën e nisjes së negociatave.
“Kosova tashmë ka dhënë pëlqimin për marrëveshje në disa pika, ndërsa
Beogradi ka kërkuar më shumë kohë për konsultime. Por Beogradi po e
kupton se duhet të dëshmojë konstruktivitet po ashtu, prandaj mendojmë
se ka gjasa të mira që, nëse jo në mesin e qershorit, atëherë gjithsesi
gjatë pushimeve të verës të kemi edhe rezultatet e para konkrete në
dialog”, ka thënë një diplomat i BE-së për Kohën Ditore.
Sipas burimeve diplomatike, Britania e Madhe tashmë i ka dërguar një
letër Komisionit Evropian, përmes kanaleve diplomatike ku shprehet se
“sjellja konstruktive” e Beogradit në dialog me Kosovën do të duhej të
ishte “me rëndësi kyç” për përpilimin e mendimit të Komisionit Evropian
për kandidaturën e Serbisë.
Njëlloj thuhet se mendojnë edhe Gjermania dhe Franca dhe se ky qëndrim tashmë i është i bërë i ditur Beogradit.
“Serbia ka arrestuar gjeneralin Ratko Mladic me çka është hequr një
pengesë e madhe për të shpejtuar rrugën e integrimit të Serbisë në BE.
Tash ka mbetur që të dëshmohet konstruktivitet në rastin e Kosovës.
Serbia edhe deri më tash ka qenë konstruktive dhe vetë shefja e
delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri ka pasur fjalë të mira për
sjelljen e deritanishme të Serbisë. Prandaj shpresojmë të shohim shpejt
edhe rezultatet e para konkrete në dialog dhe që Serbia të mos e lëshojë
këtë rast që ka për të marrë statusin e kandidatit”, tha një diplomat i
lartë i një vendi të BE-së.
Por pyetjes se çfarë do të mundë të përfitojë Kosova nga sjellja
konstruktive në dialog, ai nuk iu përgjigj në mënyrë të prerë, por tha
“Kjo do të ndihmojë edhe Kosovën në të ardhmen dhe çdo rezultat do të
jetë në të mirën e qytetarëve të Kosovës”. /Telegrafi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Rezultatet priten shpejt, i duhet urgjentisht Beogradit!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Serbisë i duhet shpejt ndonjë marrëveshje me Kosovën
» AAK fajëson institucionet për rezultatet e maturantëve
» Përfundoi testi i maturës, rezultatet më 15 qershor
» Priten ndryshime në kabinetin qeveritar
» Priten zgjidhje për lëvizjen e lirë e energji

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: