Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Serbisë i duhet shpejt ndonjë marrëveshje me Kosovën

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Serbisë i duhet shpejt ndonjë marrëveshje me Kosovën Empty
MesazhTitulli: Serbisë i duhet shpejt ndonjë marrëveshje me Kosovën   Serbisë i duhet shpejt ndonjë marrëveshje me Kosovën I_icon_minitimeFri Jun 03, 2011 11:33 am

Brenda dy javësh priten edhe rezultatet e para konkrete të dialogut mes
Serbisë dhe Kosovës që tash e sa muaj zhvillohen në Bruksel me
ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Diplomatët në BE-së pohojnë se kjo
do të ndodhë pikërisht tash, sepse Serbia ka nevojë për të dëshmuar se
është duke u sjellë në mënyrë konstruktive në dialog, në mënyrë që
opinioni i Komisionit Evropian të jetë tërësisht pozitiv më 12 tetor dhe
deri në fund të vitit Serbia të marrë jo vetëm statusin e kandidatit,
por menjëherë edhe datën për nisjen e negociatave.
“Kosova tashmë ka
dhënë pëlqimin për marrëveshje në disa pika, ndërsa Beogradi ka kërkuar
më shumë kohë për konsultime. Por Beogradi po e kupton se duhet të
dëshmojë konstruktivitet po ashtu, prandaj mendojmë se ka gjasa të mira
që, nëse jo në mesin e qershorit, atëherë gjithsesi para pushimeve të
verës të kemi edhe rezultatet e para konkrete në dialog“ i ka thënë
“Kohës Ditore” një diplomat i BE-së.
Sipas burimeve diplomatike,
Britania e Madhe tashmë i ka dërguar një letër Komisionit Evropian,
përmes kanaleve diplomatike, ku shprehet se “sjellja konstruktive“ e
Beogradit në dialog me Kosovën do të duhej të ishte “me rëndësi kyç“ për
përpilimin e mendimit të Komisionit Evropian për kandidaturën e
Serbisë. Njëlloj thuhet se mendojnë edhe Gjermania dhe Franca dhe se ky
qëndrim tashmë i është bërë i ditur Beogradit.
“Serbia ka arrestuar
gjeneralin Ratko Mladiq me çka është hequr një pengesë e madhe për të
shpejtuar rrugën e integrimit të Serbisë në BE. Tash ka mbetur që të
dëshmohet konstruktivitet në rastin e Kosovës. Serbia edhe deri me tash
ka qenë konstruktive dhe vetë shefja e delegacionit të Kosovës, Edita
Tahiri, ka pasur fjalë të mira për sjelljen e deritashme të Serbisë.
Prandaj shpresojmë të shohim shpejt edhe rezultatet e para konkrete në
dialog dhe që Serbia të mos e lëshojë këtë rast që ka për të marrë
statusin e kandidatit”, tha një diplomat i lartë i një vendi të BE-së.
Por
pyetjes se çfarë do të mundë të përfitojë Kosova nga sjellja
konstruktive në dialog, ai nuk iu përgjigj në mënyrë të prerë, përveçse
tha: “Kjo do të ndihmojë edhe Kosovën në të ardhmen dhe çdo rezultat do
të jetë në të mirë të qytetarëve të Kosovës“.
Diplomati në fjalë
konfirmoi se “në këtë fazë, derisa të zgjasë dialogu, nuk do të kërkohet
nga palët që të ndryshojnë qëndrimet e tyre rreth statusit të Kosovës“.
Është
evidente për shumë diplomatë se, përderisa për Serbinë dihet se çfarë
mund të përfitojë në cilin moment, për Kosovën ende nuk ka ndonjë vizion
formal konkret. Problemi qëndron në faktin se Kosovës nuk mund t’i
premtohen marrëdhënie kontraktuale me BE-në, përpos nëse Kosova pranon
që kjo të bëhet sipas Rezolutës 1244, ndërsa disa vende, që në fakt janë
mbështetëse të mëdha të Kosovës në BE - si Franca, Holanda dhe Belgjika
- nuk duan as të dëgjojnë për çfarëdo mundësie të nisjes së procesit të
liberalizimit të vizave me Kosovën. As premtimet e para dy vjetësh për
Marrëveshje të tregtisë së lirë nuk janë realizuar nga BE-ja, ndërkohë
që Kosova ka mbetur po ashtu edhe pa preferenca tregtare nga BE-ja të
cilat i kishte gëzuar kohë më parë.
“E kuptojmë se kosovarët kanë të
drejtë të ndihen paksa të frustruar dhe të mendojnë se krejt ky dialog
është nisur në këtë moment për të ndihmuar që Serbia të marrë statusin e
kandidatit. Mund të jetë e vërtetë se dialogu së pari më së shumti do
t’i ndihmojë Beogradit në rrugën drejt BE-së, por në një fazë më
afatgjate, pas disa vitesh, mund t’i ndihmoj’ edhe Kosovës:, thotë një
diplomat evropian.
E pyetjes se çfarë mund të jetë dobia e
menjëhershme e dialogut për kosovarët ky diplomatë, pa ironi, iu
përgjigj: “Do të jetë rezultat i mirë për të gjithë nëse një bujk nga
Kosova do të mund të shesë speca dhe domate në Serbi sikur edhe një
qytetar nga Serbia në Kosovë“.
“Në kemi thënë disa herë se duam me
dialog të arrijmë zgjidhje praktike për qytetarët dhe ndoshta dikujt sot
i duken shumë të parëndësishme çështjet si shitja e specave dhe
domateve, por për qytetarët këto janë gjëra jetike”, tha ai.
Komisioni
Evropian ndërkohë është në fazën e draftimit të mendimit për Serbinë i
cili do të miratohet dhe do të bëhet publik më 12 tetor, të njëjtën ditë
kur do të paraqiten edhe Raportet e Progresit për të gjitha vendet e
rajonit. Nëse Serbia vazhdon të sillet në mënyrë konstruktive rreth
Kosovës atëherë pritet që opinioni për Serbinë të jetë jashtëzakonisht
pozitiv.
“Të gjitha vendet e rajonit, me përjashtim të Shqipërisë,
mund të presin raporte me pozitive sesa vitin e shkuar. Në rastin e
Kosovës do të mund të ketë kritika të ashpra për gjendjen e mediave, për
parregullsitë në zgjedhje, por edhe Kosova mund të lavdërohet për
sjellje konstruktive në dialog me Beogradin”, i tha gazetës një diplomat
evropian i cili konfirmoi se brenda BE-së nuk ka asnjë lëvizje nga ana e
kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës, të cilat ende vazhdojnë të
insistojnë që BE-ja në asnjë mënyrë të mos e trajtojë Kosovën si shtet.
“Paramendojeni
- ata nuk duan as që Kosova të quhet si kandidate potenciale”, thotë
një diplomat tjetër, i cili pranon se për momentin dialogu nuk ka
ndikuar fare në ndryshimin e qëndrimeve të vendeve të BE-së që nuk e
njohin pavarësinë. “Po ndodh e kundërta, ato vende ndihen të
inkurajuara, sepse po mendojnë se duke mos e njohur Kosovën i kanë
kontribuar dialogut”, thonë diplomatët.
Ndërkaq, diplomatë nga disa
vende të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës thonë se edhe
nga nëpunës të Zyrës së Përfaqësueses së lartë Catherine Ashton, të
përfshirë në ndërmjetësim të dialogut, kanë marrë porosi se është mirë
që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, sepse në këtë mënyrë e
ndihmojnë rolin e BE-së në rajon si një aktor “neutral ndaj statusit”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Serbisë i duhet shpejt ndonjë marrëveshje me Kosovën
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kuvajti shumë shpejt do ta njohë Kosovën
» Rezultatet priten shpejt, i duhet urgjentisht Beogradit!
» Dialogu me Kosovën - kushti i Serbisë për afrim me BE-në
» Kushtëzimi i Serbisë me Kosovën - gabim i madh i BE-së
» Hyrja e Serbisë në BE duhet kushtëzuar me njohjen e Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: