Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 As ndarje të Kosovës as shkëmbim territoresh me Serbinë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

As ndarje të Kosovës as shkëmbim territoresh me Serbinë  Empty
MesazhTitulli: As ndarje të Kosovës as shkëmbim territoresh me Serbinë    As ndarje të Kosovës as shkëmbim territoresh me Serbinë  I_icon_minitimeFri Jun 03, 2011 6:57 pm

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, njëherësh edhe
zëvendëskryeministër, Edmond Haxhinasto, ka hedhur poshtë tezat e
qarqeve serbe për ndarje të Kosovës apo shkëmbime territoresh. Ai ka
thënë se këto ide janë një shprehje e tezave të vjetra, arkaike të
dështuara tashmë në rajonin e Ballkanit. “Mendoj se këtyre tezave nuk
duhet t`iu japim rëndësi nga kushdo që të vijnë”.
“Ne jemi
shprehur gjithmonë kundër këtyre tezave, ato janë një shprehje e tezave
të vjetra, arkaike të dështuara tashmë në rajonin e Ballkanit. Shkëmbim
territorresh do të thotë të krijojmë shtete etnikisht të pastra, të
ndryshojmë kufijtë”, ka thënë Haxhinasto në një intervistë për TVSH-në.
Sipas tij, këto teza kanë një histori shumë të dhimbshme në Ballkan, nuk
janë aspak në përputhje me frymën e përgjithshme të rajonit, me
procesin integrues të të gjithë vendeve të Ballkanit, me frymën e
miqësisë që ekziston dhe që po forcohet çdo ditë midis vendeve të
ndyshme të rajonit.
“Pra janë teza të cilat janë kundër kësaj fryme, dhunojnë procesin
integrues të secilit vend, janë jo produktive dhe të dëmshme për secilin
vend që i promovon apo i mbështet ato. Mendoj se nuk duhet t`i japim
rëndësi nga kushdo që të vijnë. Por diçka është e qartë, që integriteti i
Kosovës, mosndarja e saj, moskthimi i saj para vitit `99, mosbashkimi i
saj me një shtet tjetër, kanë qenë në themel të pavarësimit të saj. Ky
ka qenë objektivi i madh i shqiptarëve të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve
të rajonit dhe për këtë punojmë dhe sot e kësaj dite, me qëllim që të
ndihmojmë sa më shumë njohjet e reja të Kosovës, të statusit të
pavarësisë që ajo ka fituar”.
“Sigurisht nuk mund të devijojmë, të ndryshojmë kodin, kornizën,
themelet e pavarësisë së Kosovës dhe të krijojmë një problem, i cili do
ishte krejtësisht i panevojshëm dhe nuk do t`i shërbente aspak Kosovës,
por do t`i shërbente atyre qarqeve anti-shqiptare, të cilat përpiqen me
të gjithë mënyrat, me fushata të herëpashershme për të dëmtuar një
profil të ri, një imazh të ri që kanë shqiptarët në rajon, si një komb
kostruktiv, paqedashës, bashkëpunues e tolerant. Një komb që dëshiron të
gëzojë të drejtat e tij dhe të angazhohet në një process të mirëfilltë,
serioz, cilësor për t`u bërë anëtar i BE-së dhe për t`u bërë qytetar
evropian në të gjitha vendet ku ai jeton, duke filluar nga Republika e
Shqipërisë, Republika e Kosovës, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e
Preshevës”. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
As ndarje të Kosovës as shkëmbim territoresh me Serbinë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shkëmbim, në vend të ndarjes së Kosovës
» Petrovic: Nuk do të ketë ndarje të Kosovës
» WikiLeaks: Dinkic për ndarje të Kosovës
» Kalanovic ndan mendimin e Dacicit për ndarje të Kosovës
» Reciprocitet me Serbinë!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: