Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Unifikohet arsimi Kosovë-Shqipëri?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Unifikohet arsimi Kosovë-Shqipëri?  Empty
MesazhTitulli: Unifikohet arsimi Kosovë-Shqipëri?    Unifikohet arsimi Kosovë-Shqipëri?  I_icon_minitimeFri Jun 03, 2011 7:24 pm

Ministri i Arsimit të Kosovës, Ramë Buja u takua të premten me
kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha dhe ministrin e Arsimit,
Myqerem Tafaj. Gjatë këtij takimi në Shqipëri, kryeministri Berisha dhe
ministri Buja theksuan nevojën e bashkëpunimit intensiv në fushën e
arsimit.
Ministri Buja, e ka falënderuar kryeministrin
Berisha dhe Qeverinë shqiptare për ndërtimin e autostradës, për të cilën
ka thënë se është një ndihmesë e madhe edhe për arsimin, për arsyen e
udhëtimit shumë më të shkurtër, ndërsa ka thënë se shumë shpejt edhe
Kosova do të ketë të ndërtuar autostradën.
Ministri Buja, ka falënderuar po ashtu kryeministrin Berisha, për
angazhimin e tij në rritjen e numrit të doktorantëve nga Kosova që
vazhdojnë tashmë studimet e doktoratës në Shqipëri, ndërsa ka theksuar
faktin se pas një dekade që kanë pushuar së organizuari këto studime,
Senati i Universitetit të Prishtinës tashmë ka marrë vendim që të
fillojë organizimi i këtyre studimeve në të gjitha njësitë akademike.
Kryeministri Berisha, ndërkaq, ka theksuar se nuk ka asgjë më
themelore se bashkëpunimi në fushën e arsimit mes Kosovës dhe
Shqipërisë. “Duhet të bëjmë përpjekje ta zhvillojmë arsimin sa më shumë
me standarde të njëjta”, tha kryeministri Berisha, i cili u shpreh se
pret me shumë interes zbatimin e marrëveshjes në fushën e arsimit në mes
të dy vendeve, e cila është nënshkruar vitin kaluar mes ministrave të
të dy vendeve.
Ndërkaq, me homologun e tij, Myqerem Tafaj, ministri Buja ka biseduar
për integrimin e programeve dhe teksteve, diploma të përbashkëta dhe
fond të përbashkët për shkencën.
Gjatë një konference të përbashkët për media, ministrat Buja dhe
Tafaj, theksuan nevojën e konkretizimit të lëshimit të diplomave të
përbashkëta (me dy logo) për studentët nga të dyja vendet.
U theksua fakti se Shqipëria ndan kuota mbi 2 për qind për studimet
Bachelor për studentët shqiptar nga Kosova dhe vendet ku jetojnë
shqiptarët, ndërsa për studime të doktoratës rreth 10 për qind. Ndërkaq,
ministri Tafaj tha se në shkencat albanologjike, nuk ka fare kuota dhe
të interesuarit nga Kosova mund të shfrytëzojnë këtë mundësi.
/Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Unifikohet arsimi Kosovë-Shqipëri?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shqipëri-Kosovë, një Abetare
» Përfaqësim i përbashkët Kosovë-Shqipëri?
» Ethet hemorragjike në kufirin Shqipëri-Kosovë
» Hekurudha Kosovë-Shqipëri, ende ide dhe dëshirë
» Kosovë- Shqipëri, lehtësohet kontrolli në kufi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: