Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Hekurudha Kosovë-Shqipëri, ende ide dhe dëshirë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Hekurudha Kosovë-Shqipëri, ende ide dhe dëshirë  Empty
MesazhTitulli: Hekurudha Kosovë-Shqipëri, ende ide dhe dëshirë    Hekurudha Kosovë-Shqipëri, ende ide dhe dëshirë  I_icon_minitimeSun Jun 05, 2011 1:03 pm

Pas fillimit të ndërtimit të autostradës Kosovë - Shqipëri,
autoritetet përgjegjëse të këtyre dy shteteve patën paraqitur nevojën
edhe për një linjë hekurudhore që lidh këto dy vende. Por, ky projekt
ende ka mbetur vetëm ide. Autoritetet në Prishtinë thonë se në këtë
drejtim nuk ka asgjë konkrete, edhe pse sipas tyre, Kosova nuk e ka të
vështirë realizmin e këtij projekti, pasi Shqipëria ta përfundojë pjesën
e vet të hekurudhave.
Ndërtimi i një linje hekurudhore që do
të lidhte Kosovën dhe Shqipërinë, vitin e kaluar ishte cilësuar si
projekt i rëndësishëm dhe madhor nga autoritetet përgjegjëse të këtyre
dy shteteve.
Por, kjo vazhdon të mbetet vetëm ide dhe dëshirë për të dyja palët.
Xhevat Ramosaj, drejtor i Hekurudhave të Kosovës, duke vlerësuar
rëndësinë e këtij projekti, thotë se ende nuk ekziston ndonjë studim
fizibiliteti, studim ky që pason përgatitjet për projektin.
“Për fat të keq ende nuk ka ndonjë projekt. Nga vitet 90-ta ekziston
një studim, të cilin e kanë bërë ekspertë të Shqipërisë sa i përket
kësaj linje hekurudhore. Ndërsa, nuk ekziston një studim i
fizibilitetit, i cili e përcakton arsyeshmërinë për ndërtimin e kësaj
linje hekurudhore. Megjithatë, ne jemi në kontakt edhe me hekurudhat e
Shqipërisë që të shohim mundësinë e një studimi të tillë që tregon
arsyeshmërinë e projektit”, thotë Ramosaj.
Por, ish-ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të
Kosovës, Fatmir Limaj, shprehet se autoritetet kosovare janë të gatshme
për ta realizuar këtë projekt, pasi autoritetet shqiptare do të
përfundojnë pjesën e tyre të hekurudhave. Sipas Limajt, Kosova ka për të
ndërtuar vetëm rreth 17 kilometra hekurudhë nga Prizreni në drejtim të
kufirit shqiptar.
“Pala kosovare e ka shumë më lehtë për shkak të distancës dhe
terrenit, por kjo nuk mund të fillohet në qoftë se nuk fillon nga pjesa
shqiptare, e cila e ka pjesën më të vështirë”, thekson Limaj.
Edhe ekspertë të komunikacionit konsiderojnë se Kosova ka mundësi dhe kapacitete për realizimin e këtij projekti.
Florim Graiçevci, profesor në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe
Arkitekturës në Prishtinë, konsideron se Kosova ka mundësi teknike të
fillojë ndërtimin e linjës hekurudhore Kosovë-Shqipëri. Graiçevci tregon
se Kosova i ka linjat hekurudhore deri në Prizren, që me një riparim
mund të futen në funksion, ndërsa ndërtimi i pjesës tjetër deri në kufi,
sipas tij, nuk paraqet ndonjë vështirësi për institucionet kosovare.
“Kosova hekurudhat nuk i ka në gjendje të mirë teknike, mirëpo linjat
ekzistuese që janë, mund të zhvillojnë një shpejtësi mesatare 60 deri
në 80 kilometra në orë edhe për transportin e mallrave. Kështu që mund
ta plotësojë anën teknike, edhe pse më vështirësi, por mund ta
plotësojë. Kosova nuk e ka problem lidhjen deri në kufirin e Shqipërisë,
sepse është rrjeti ekzistues deri në Prizren, ndërsa nga Prizreni deri
te kufiri, aty është një segment i vogël që Kosovës nuk i kushton shumë
shtrenjtë”, shprehet Graiçevci.
Por, Xhevat Ramosaj pohon se hekurudha Kosovë-Shqipëri është bosht
kurrizor për zhvillimin ekonomik të vendit, pasi me këtë linjë, thotë
ai, do të lidhej korridori i tetë pan-evropian me korridorin e dhjetë.
Ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Prizren-Tiranë-Durrës, i mundëson
dalje më të lehtë Kosovës në portet shqiptare, sidomos në Portin e
Shëngjinit, port ky që shërben kryesisht për Kosovën. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Hekurudha Kosovë-Shqipëri, ende ide dhe dëshirë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shqipëri-Kosovë, një Abetare
» Përfaqësim i përbashkët Kosovë-Shqipëri?
» Unifikohet arsimi Kosovë-Shqipëri?
» Ethet hemorragjike në kufirin Shqipëri-Kosovë
» Kosovë- Shqipëri, lehtësohet kontrolli në kufi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: