Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Opozitës i japin notë të dobët

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Opozitës i japin notë të dobët  Empty
MesazhTitulli: Opozitës i japin notë të dobët    Opozitës i japin notë të dobët  I_icon_minitimeMon Jun 06, 2011 4:11 pm

Puna e opozitës gjatë periudhës 100 ditore përballë qeverisjes së Hashim Thaçit ka marrë notë të dobët nga analistët politikë.
Analisti Behxhet Shala e ka vlerësuar negativisht rolin e partive opozitare për këtë periudhë. Ai ka thënë se opozita ka qenë e shpërndarë dhe se asnjëherë nuk e ka pasur një qëndrim të përbashkët, shkruan gazeta Epoka e Re.
“Punën e opozitës për këto 100 ditë e vlerësoj me notë negative. S’mund ta vlerësoj me një notë pozitive, sepse kjo opozitë gjatë kësaj kohe vetëm ka kritikuar, ka fyer, ka sharë dhe ka përdorur një fjalor, i cili është i huaj për një parlament normal. Në anën tjetër, asnjëherë nuk ka dalë me një veprim konkret, me të cilin do ta detyronte pozitën t’i korrigjonte gabimet. Madje me këtë qëndrim vetëm e ka forcuar pozitën”, ka deklaruar Shala.
Edhe analisti Mazllum Baraliu ka thënë se opozita ka qenë e pasuksesshme dhe joefikase në luajtjen e rolit të saj si korrigjuese e politikave të koalicionit qeverisës.
“Nuk e vlerësoj as pozitivisht e as negativisht. Marrë në veçanti segmentet e opozitës, sigurisht janë shumë aktive, por marrë opozita si tërësi, është e pakonsoliduar dhe e pakoordinuar mirë...”, ka vlerësuar Baraliu, duke shtuar se opozita herë pas here e ka ngritur zërin në Kuvend, por nuk ka bërë asgjë sa i përket korrigjimit dhe avancimit të veprimeve të Qeverisë.
Por jo të gjithë analistët kanë mendim negativ për punën e opozitës për këto 100 ditë.
Armand Shkullaku ka thënë se opozita në Kosovë gjatë kësaj periudhe ka luajtur një rol konstruktiv. “Opozita është përbërë prej dy qëndrimeve. Atë të LDK-së, të cilën e vlerësoj si opozitë konstruktive dhe atë të Vetëvendosjes, e cila ka qenë më e zhurmshme dhe agresive.
“LDK-ja si opozitë ka qenë konstruktive duke mos pasur për qëllim ardhjen në pushtet me çdo çmim, por ka pasur për qëllim forcimin e institucioneve dhe ardhjen në pushtet nëpërmjet rrugëve dhe mënyrave demokratike dhe politike”, ka thënë Shkullaku, duke shtuar se opozita në Kosovë dallon nga opozitat e vendeve të rajonit.
Ai ka vlerësuar se për këto 100 ditë të punës opozita ka bërë punë normale me kritika të po atij niveli. Për dallim prej LDK-së, ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka qenë më e zhurmshme dhe më agresive me kritika për punën e Qeverisë, sidomos gjatë debateve në Parlament. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Opozitës i japin notë të dobët
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Notë negative
» Bisedimet të imponuara - vështirë të japin rezultate
» Stefanovic kritikohet nga deputetët e opozitës
» Isufi thërret për bashkim të opozitës
» Bojkoti i opozitës e çon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: