Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Thaçi e quan të frustruar opozitën

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Thaçi e quan të frustruar opozitën  Empty
MesazhTitulli: Thaçi e quan të frustruar opozitën    Thaçi e quan të frustruar opozitën  I_icon_minitimeMon Jun 06, 2011 4:25 pm

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi është i bindur se po e ndjek rrugën e duhur. Opozitën e vlerëson me standardet e tij-të paalternativë dhe të frustruar. Thaçi thotë se presidentja Jahjaga po punon mirë dhe se u gëzohet takimeve të saj të fundit me liderë botërorë. Mohon të jetë izoluar nga ndërkombëtarët. Zhvillimet në PDK i quan profilizim, derisa thekson se kongresi i fundit i partisë ka treguar fuqinë e secilit.
Në një intervistë për gazetën Express, Thaçi vlerësimeve negative për 100 ditshin e punës së qeverisë i përgjigjet “Qeverisja ime është vazhdimësi e mandatit të dytë, është vazhdimësi e qeverisjes së mirë, efektive dhe efikase, e sundimit të ligjit e perspektivës evropiane, e suksesit të konsoliduar si shtet, e forcimit të perspektivës demokratike, multietnike të vendit. Unë angazhimin tim, të qeverisë që e udhëheq nuk e ndaj në njëmujor, dymujor apo tremujor, por në periudhën 3 vjet e gjysmë, megjithëse dua të theksoj se zbatimi apo implementimi i premtimit tim kryesor për rritjen e pagave ka ndodhur vetëm në 30-ditshin e parë të qeverisë sime në mandatin e dytë, andaj mendoj se kjo është një e arritur e jashtëzakonshme, e cila vlerësohet prej qytetarëve, vlerësohet nga të gjithë”.
Më tej ai tha “Natyrisht ne jetojmë në demokraci dhe ka pasur edhe zëra hezitues apo kritikë të shkëputur nga një pjesë e opozitës, por e vlerësoj lart edhe të arriturën e Qeverisë së Kosovës që e ka vënë në binarë komunikimin në interes të vendit edhe me opozitën. Tani janë formuar dy komisione që punojnë për reformat elektorale për zgjedhjen e Presidentit drejtpërdrejt dhe për reformën e zgjedhjeve të përgjithshme në më shumë distrikte se një zonë elektorale. Mendoj se këto janë të arritura që vlerësohen nga të gjithë dhe mund të them se Kosova është në shumë sfera më përpara se disa vende të tjera të rajonit. Por unë i mirëkuptoj edhe kritikat, zërat kritikë dhe çdo kritikë e arsyeshme e përgjegjshme do të jetë ndihmuese që të punojmë edhe më tepër”.
Ndërkaq, kritikave të liderit të LDK-së, Isa Mustafa lidhur me qeverisjen 100 ditësh, Thaçi iu përgjigj duke thënë se ka pretenduar për të thënë shumëçka, por nuk ka thënë asgjë.
“Unë nuk dëshiroj të bëj paralele mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe punës së kryetarëve të komunave. Kryetari i Prishtinës është një nga kryetarët e 34-35 komunave të Kosovës. Më tepër ishte një reagim mllefi, jo argumentues, jo profesional dhe i paqëlluar, nervoz dhe agresiv, në kuptimin frustues për suksesin e Qeverisë dhe zhgënjyes për dështimin në Komunë dhe mungesës së vizionit apo alternativës opozitare. Por në çdo rrethanë, është e drejtë e secilit të kritikojë edhe të sulmojë. Unë kam qenë vetë në opozitë dhe zgjedhjet i kam fituar me alternativë për qeverisje të mirë dhe jo me akuza, sharje e shpifje, trillime apo pretendime që nuk përkojnë me realitetin demokratik në Kosovë. Është një reagim i mentalitetit tipik monist në paaftësi për t’u përballur me shumëllojshmërinë e ideve dhe alternativave”.
Ndërkaq, duke folur rreth kritikave për përdorimin e Policisë e Kosovës përmes njerëzve të SHIK-ut, kryeministri Thaçi tha se të pretendohet të politizohen këto institucione është më tepër një pretendim dashakeqës, një pretendim që nuk është në interesin e askujt, as të pozitës, e as të opozitës.
Lidhur me zgjedhjen e Jahjagës presidente, tha se ka qenë një përkushtim i përbashkët për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët pozitë-opozitë.
“Presidentja e ka filluar punën mirë, është prezente në botën e diplomacisë, është aktive, është mbi çdo parti. Po përpiqet dhe po luan rolin solid të kultivimit të unitetit qytetar dhe politik”, ka thënë Thaçi. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Thaçi e quan të frustruar opozitën
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Krasniqi mbështet opozitën
» Thaçi sot në interpelancë
» Europarlamentari e quan vrasës ministrin iranian
» "Die Weltwoche" i quan shqiptarët "kriminelë"
» Dacic e quan kancelaren Merkel “të pavetëdijshme”

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: