Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Kosova bëhet me strategji lobimi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Kosova bëhet me strategji lobimi  Empty
MesazhTitulli: Kosova bëhet me strategji lobimi    Kosova bëhet me strategji lobimi  I_icon_minitimeThu Jun 09, 2011 10:08 am

Qeveria e ka miratuar të mërkurën një dokument që flet për
strategjinë e saj për lobim, por që kjo strategji përfshin aktivitete
diplomatike-lobuese nga institucionet dhe miqtë ndërkombëtarë, duke i
ndarë edhe shtetet te të cilat do të lobohet në kategori specifike.
Kryeministri
Hashim Thaçi ka thënë se lobimi i deritashëm, si edhe aktiviteti që
pritet tash e tutje me anë të kësaj strategjie, do t’i sjellin Kosovës
njohje të reja, raportoi Evropa e Lirë.
“Natyrisht se këto takime do të jenë jashtëzakonisht inkurajuese për
vazhdimin e procesit për njohje të reja të mbetura për Republikën e
Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Shefi i diplomacisë, Enver Hoxhaj ka thënë se strategjia përfshin
aktivitetet që institucionet, krerët e institucioneve, por edhe miqtë
ndërkombëtarë do të angazhohen në fushën e lobimit për njohje të reja.
Sipas tij, kjo strategji përfshin pesë fusha, nëpër të cilat janë të renditura vendet me karakteristikat e tyre, veç e veç.
“Ka pesë grupe të shteteve, të cilat kanë të bëjnë me relacionet
bilaterale dhe të njohjes së Kosovës. Në grupin e parë janë shtetet që e
kanë njohur Republikën e Kosovës; grupi i dytë janë një grup i shteteve
që janë shumë afër njohjes së Kosovës; grupi i tretë është ai i vendeve
që kanë dhënë sinjale pozitive se mund të lëvizin drejt njohjes së
Kosovës; ka një grup të katërt që ka qëndrim neutral dhe të cilat nuk
janë deklaruar sa i përket njohjes së Kosovës dhe është grupi i pestë -
ai i vendeve kundërshtare të pavarësisë së Kosovës”, theksoi Hoxhaj.
Punët në hartimin e kësaj strategjie janë koordinuar edhe me Zyrën e presidentes Atifete Jahjaga.
Përderisa zyrtarë të Qeverisë nga partia partnere e PDK-së në
koalicionin qeverisës, ata të AKR-së, lanë të nënkuptohet se kjo
strategji nuk është koordinuar mjaftueshëm me këtë subjekt politik.
I ngarkuari i Qeverisë për lobim, zëvendëskryeministri Behxhet
Pacolli, që vjen nga radhët e AKR-së, ka thënë se e kishte shfletuar sot
këtë strategji, në ditën kur ajo është publikuar në mediat lokale.
Ministri për Diasporën, po nga radhët e AKR-së, Ibrahim Makolli ka
thënë se ministrat janë fare pak të informuar me përmbajtjen e kësaj
strategjie.
Pavarësisht kërkesave që konsultimet të vazhdojnë, strategjia është
miratuar unanimisht nga Qeveria, ndërsa disa detaje të saj do të mbeten
konfidenciale, pasi që kanë të bëjnë me interesin strategjik të
politikës dhe interesit të Kosovës.
Kosovën deri më tash e kanë njohur 75 shtete. Ndërkaq, synimet e
institucioneve janë që të sigurohet edhe një numër njohjesh të reja, që
të arrihet numri prej 100 njohjesh, për t’i shmangur pengesat që po i
shkaktohen shtetit të Kosovës në anëtarësimin dhe përfaqësimin e saj në
organizata e mekanizma ndërkombëtarë. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Kosova bëhet me strategji lobimi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Edhe një strategji për veriun
» Lobimi strategjik
» Dialogu dhe lobimi jo i mjaftueshëm ngadalësojnë njohjet
» Poni bëhet nënë
» Prizreni bëhet me qendër biznesi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: