Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 EULEX-i përvjel mëngët

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

EULEX-i përvjel mëngët  Empty
MesazhTitulli: EULEX-i përvjel mëngët    EULEX-i përvjel mëngët  I_icon_minitimeFri Jun 10, 2011 1:14 pm

Hetuesit e Misionit të BE-së në Kosovë për sundim të ligjit
(EULEX) po vazhdojnë një hetim, siç e quajnë ata, “preliminar”, për të
sjellë të vërtetën mbi raportin e Dick Martyt lidhur me trafikimin e
organeve të robërve gjatë luftës në Kosovë.
Hetuesit e BE-së,
pa ndihmën e vendorëve, kanë vazhduar hetimet në ato që konsiderohen
pista të dyshimta për trafikim organesh, shkruan Zëri, por deri më tani
nuk është njoftuar nëse ky hetim “preliminar” ka sjellë rezultate.
Ndryshe, fundvitin e kaluar raporti i publikuar nga senatori zviceran
Dick Marty tronditi opinionin në Kosovë e Shqipëri. Gjashtë muaj pas
daljes së këtij raporti, i cili hedh pretendime për trafik organesh nga
një pjesë e drejtuesve të UÇK-së, duke përfshirë dhe kryeministrin
Hashim Thaçi, përveç etiketimeve, nuk ka sjellë asgjë konkrete.
Prej kohës kur është publikuar raporti, prokurorë të EULEX-it kanë
zhvilluar takime me Dick Martyn, por nuk bëhen të ditura detajet dhe
përmbajtja e diskutimeve me të.
“Në raportin e Dick Martyt janë bërë akuza serioze dhe është e një
rëndësie jetike që të gjendet e vërteta, si për interes të drejtësisë,
ashtu dhe për interes të komunitetit shqiptar dhe atij serb”, thotë
Blerim Krasniqi, zëdhënës i EULEX-it.
Pavarësisht dilemave që janë paraqitur fillimisht për kapacitetet që i
ka Misioni për sundim të ligjit për t’u marrë me hetime në këtë rast,
në EULEX thonë se ata mund të kryejnë këtë detyrë pasi që kanë prokurorë
ndërkombëtarë shumë të aftë, njësit të dëshmuar për mbrojte të
dëshmitarëve, dhe më e rëndësishmja- “vendosmëri për të gjetur
përgjigjet”.
Duke kujtuar që për momentin ka vetëm hetim preliminar të filluar nga
EULEX-i, Krasniqi thotë se ai mund të kthehet në hetim zyrtar nëse
identifikohen individët si dhe ka ”dyshime të arsyeshme” që një krim
serioz është kryer.
Me gjithë përpjekjet e gazetës, ka qenë e pamundur të merret vesh se a janë duke u zhvilluar hetime edhe në Shqipëri.
E përjashtuar nga hetimet është edhe Prokuroria e Shtetit në Kosovë.
Duke marrë parasysh natyrën e akuzave që janë bërë në raport, është
konsideruar se prokuroria në Kosovë nuk i ka kapacitetet që të merret me
hetime në këtë rast.
Madje Prokuroria e Shtetit, sipas zyrtarëve të saj, as që e di a kanë
filluar hetimet dhe, edhe nëse kanë filluar, nuk ka informata për
rrjedhën e tyre. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
EULEX-i përvjel mëngët
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» BE-ja e kënaqur me EULEX-in
» Përplasje me EULEX-in
» “Peshkaqenët” në rrjetë të EULEX-it
» Ditët e këqija të EULEX-it
» EULEX tërhiqet nga Zupçi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: