Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Serbia po bën pastrim etnik

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Serbia po bën pastrim etnik  Empty
MesazhTitulli: Serbia po bën pastrim etnik    Serbia po bën pastrim etnik  I_icon_minitimeFri Jun 10, 2011 4:15 pm

Situata aktuale politike në Luginë të Preshevës është me shkallë
të lartë të ndërlikueshmërisë, e përcjellë me gjendjen katastrofale
ekonomike, me shkallën rekorde të papunësisë, me thyerjet e rënda të të
drejtave të njeriut, si dhe me mosmarrëveshje të theksuara të organeve
shtetërore, përkatësisht të Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc e
Medvegjë me përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve të këtij rajoni, ka
thënë në konfrencën e sotme për shtyp kryetari i PVD-së, Riza Halimi.
Halimi,
i cili njëherësh është edhe deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e
Serbisë tha se Trupit Koordinues duke i injoruar kuadrot e Luginës së
Preshevës, nuk e ftoi asnjëherë përbërjen e zgjeruar të kësaj trupe dhe
nuk e lejoi funksionimin e grupeve koordinuese, dhe në këtë mënyrë
imponoi formën arbitrare të punës pa plane finansiare, pa programe
operative dhe pa program strategjik.
“Është kjo dëshmi e fortë se kryetari i Trupit Koordinues, Markovic,
duke u bazuar në praktikat burokratike tanimë krejtësisht e ka
zhvlerësuar dhe anuluar Marrëveshjen për parimet e rekonstruimit të
Trupit Koordinues të nënshkruar më 27 mars 2009 dhe të vërtetuar me
vendimin e Qeverisë së Republikës së Serbisë të 09 prillit 2009”, ka
nënvizuar kryetari i PVD-së, njofton agjencia informative Presheva Jonë.
“Në këtë situatë, kryesia e PVD- së në mbledhjen e saj të fundit
vlerëson se ka dështuar edhe kësaj radhe, njësoj si në vitin 2005
iniciativa e përkrahur nga OSBE, që përfaqësuesit legjitim të
shqiptarëve të jenë pjesëmarrës aktiv në punën e Trupit Koordinues,
andaj është e domosdoshme që të shqyrtohet funksionimi madje edhe
ekzistimi i mëtejmë i këtij organi të veçantë qeveritar për Luginë të
Preshevës, i cili po të mbetet edhe më tutje në formën ekzistuese
burokratike rrezikon ngushtimin serioz të kompetencave të pushteteve
lokale dhe të Këshillit Nacional”.
“Pikërisht, për shkak të dështimit të Qeverisë serbe, që me anë të
Trupit Koordinues t'a revitalizoj ekonomikisht këtë rajon dhe t'i
integroj shqiptarët në strukturat shtetërore, aktualisht në Luginë të
Preshevës kemi gjendje të rëndë, në mungesë totale të perspektivave për
jetë normale, që i ka detyruar qindra shqiptarë të kërkojnë azil në
shtetet evropiane”, ka thënë Halimi.
“Është domosdoshme që Qeveria serbe dhe faktori ndërkombëtarë të
ndërgjegjësohen për faktin e pamohueshëm se numri prej disa qindra
shqiptarëve që kërkuan azil në shtetet evropiane gjatë vitit të kaluar
është tejet simbolik në krahasim me disa dhjetëra mijë shqiptarë që u
detyruan të largohen nga vatrat e tyre shekullore brenda 12 viteve të
fundit dhe se vendbanime të tëra në Zonën e Sigurisë Tokësore janë para
zbrazjes së plotë, kurse komuna e Medvegjës, mjerisht është para
pastrimit të plotë etnik...”. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Serbia po bën pastrim etnik
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Turqia do “pastrim” të historisë
» Regjistrimi nga Serbia i papranueshëm
» Serbia nën presion!
» ‘Serbia nuk e njohu Kosovën’
» Serbia, problemi i Ballkanit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: