Prokurori i Tribunalit të Hagës që ka udhëhequr në rastin e Slobodan Milosevicit, Geoffrey Nice ka thënë se ka shkruar mbi raportin e Dick Martyt për trafikim organesh njerëzore në Kosovë dhe shumë njerëz e shohin si raport, i cili dukej se kishte një mungesë të provave dhe se dukej se u jepte përparësi propozimeve, të cilat ishin më shumë sensacionale të llojit të pohimeve të bëra në konflikte apo luftëra, por që nganjëherë kurrë nuk mund të mbështeten nga provat.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Nice ka potencuar se nuk e ka përcjellë veprimin e fundit të EULEX-it, meqë ka qeenë i zënë.
“Përdorimi i raportit në organizmat evropianë - sipas shtypit britanik dhe atij francez, ndërlidhej me përhapjen e dokumenteve për qëllime politike, si për shembull në kohën kur në Kombet e Bashkuara, Rusia kërkonte një hetim të veçantë. Ka shumë gjëra, të cilat duhet analizuar në mënyrë të veçantë. Meqë është bërë njëherë, kemi të bëjmë me një veprim të panevojshëm apo të detajuar, i cili nuk është i duhur këtu, sepse ka nevojë të shikohen shumë dokumente. Por, ka një varg pyetjesh që duhet të shtrohen dhe nuk jam i sigurt nëse Marty ende qëndron prapa raportit të tij”, ka thënë Nice.
I pyetur nëse EULEX-i ka kapacitet për t’i hetuar akuzat e Martyt, Nice ka thënë se nuk e njeh profesionalizmin e misionit evropian në Kosovë, që të mund të jap një përgjigje.
Ndërsa i pyetur për rastin e Ramush Haradinajt, ai nuk ka qenë në gjendje të komendojtë përfundimin e gjykimit.
“Do të ishte shumë gabim, por çështja që e përmendët ju është mjaft interesante dhe nuk ndikon vetëm te Ramush Haradinaj. Kjo është periudhë e gjatë kohore gjatë, së cilës janë mbajtur në arrest disa njerëz duke u shkëputur nga gjithçka - pa të drejtën për kompensim nga Bashkësia Ndërkombëtare. Por, që kur gjykata urdhëroi Ramush Haradinaj të dalë para gjyqit, duhet të presim përfundimin e gjykimit për të parë nëse do të dëgjohet kjo ankesë e veçantë në rastin e tij”, ka thënë ai. /Telegrafi/