Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Dialog i komplikuar

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Dialog i komplikuar  Empty
MesazhTitulli: Dialog i komplikuar    Dialog i komplikuar  I_icon_minitimeThu Jun 16, 2011 6:31 pm

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Fernando
Gentilini thotë se dialogu Kosovë-Serbi është i komplikuar. Ai pohon se
ndarja dhe veriu aktualisht nuk janë në tryezën e bisedimeve, por, nuk
përjashton asgjë në mënyrë kategorike.
Në një intervistë për
gazetën Express, Gentilini thotë se kosovarët duhet të bëhen evropianë
në shtëpi, nëse e duan të ardhmen evropiane.
“Së pari më lejoni t’ju them se me çka ka të bëjë dialogu. Dialogu ka
të bëjë me përmirësimin e bashkëpunimit, përmirësimin e jetës së
njerëzve, largimin e pengesave në rrugën drejt BE-së, për të dyja palët.
Është e vërtetë se është bërë një punë shumë e mirë, është arritur
mjaft progres në identifikimin e problemeve, në zgjidhjet e mundshme të
cilat janë evropiane. Çështje tani është marrja e vendimit. Siç e kam
thënë edhe më parë, këto biseda janë si një garë. Nganjëherë metrat e
fundit janë më të vështirat. Është vendosur që të shtyhet dialogu deri
në fund të muajit për t’u dhënë më shumë kohë të dy palëve dhe
ekspertëve të të dyja palëve me ndihmën e BE-së për t’u përgatitur më
mirë për takimet e ardhshme, sepse ne të gjithë, dy palët dhe BE-ja si
lehtësuese, do të donim që takimi i ardhshëm të prodhojë rezultate
konkrete. Kështu që kjo është arsyeja pse takimi i caktuar për këtë javë
është shtyrë, për t’u dhënë dy palëve më shumë kohë që të definojnë
çështje të caktuara, teknikalitete të caktuara dhe që ekspertët të
punojnë më shumë”, tha Gentilini.
Në pyetjen nëse Edita Tahiri bëri zhurmë të panevojshme, apo
Gentilini nuk po donë ta akuzoi Borko Stefanovicin për shtyrje,
përfaqësuesi special i BE-së, tha se punojnë shumë mirë me Edita
Tahirin. “...Unë nuk dua të komentoj se çka ka thënë Edita Tahiri. Nuk
kam për të thënë diçka rreth kësaj. Vetëm dua të them se ne kemi
vendosur që ta shtyjmë, sepse ne të gjithë menduam se është shumë më
mirë që të kemi një takim më vonë që të kompletojmë përgatitjet që në
shumë fusha bëhet fjalë për përgatitje teknike”.
Se a do të thotë kjo që negociatorët nganjëherë janë joseriozë,
Gentilini tha “Jo, siç e thashë. Kjo nuk është diçka e lehtë. Këto
bisedime nuk janë të lehta, sepse çështjet janë të komplikuara, të
vështira dhe kërkojnë mjaft angazhim. Mendoj se të dyja palët janë duke
punuar mirë dhe unë kam respekt për të dyja palët për punën që janë duke
e bërë”. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Dialog i komplikuar
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dialog pa ndërmjetës
» Reeker në dialog
» KE në dialog me tre shtete të Ballkanit
» Prelec: Veriu i paevitueshëm në dialog
» S'ka shpejt dialog për liberalizimin e vizave

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: