Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Hoxhaj kërkon udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Hoxhaj kërkon udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave  Empty
MesazhTitulli: Hoxhaj kërkon udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave    Hoxhaj kërkon udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave  I_icon_minitimeMon Jun 20, 2011 6:49 pm

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver
Hoxhaj, gjatë punimeve të Forumit për Ballkanin Perëndimor në
Luksemburg, ka shprehur përkushtimin e fuqishëm të Kosovës për të
avancuar në të gjitha aspektet bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën
Evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Ministri Hoxhaj, i cili po
merr pjesë në këtë Forum me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të BE-së,
Baroneshës Catherine Ashton, ka thënë se Republika e Kosovës është
shndërruar në faktor të avancimit të bashkëpunimit në Ballkanin
Perëndimor, duke krijuar marrëdhënie të shkëlqyera me të gjitha shtetet e
rajonit, të cilat e kanë njohur pavarësinë.
“Kosova ka relacione të shkëlqyeshme me të gjitha shtetet e rajonit,
të cilat, me përjashtim të Serbisë dhe Bosnjës, e kanë njohur pavarësinë
e Kosovës dhe po krijojnë marrëdhënie të shkëlqyeshme duke i shërbyer
stabilitetit dhe perspektivës evropiane të Ballkanit perëndimor”, ka
thënë Hoxhaj.
Hoxhaj, po ashtu, ka folur për çështjen e dialogut teknik me
Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë në Bruksel, i cili buron nga
rezoluta e OKB-së e datës 9 shtator 2010, rezolutë e cila ka qëndrim të
qartë ndaj mendimit të GJND-së për legalitetin e plotë të shpalljes së
pavarësisë së Kosovës. “Unë do t’ju kisha raportuar sot për sukseset e
para në këtë aspekt, sikur Serbia të kishte pranuar ofertën e BE-së për
disa çështje teknike”, ka thënë Hoxhaj.
Gjatë fjalimit në Forum, ministri Hoxhaj ka ngritur edhe çështjen e
liberalizimit të vizave për Kosovën, proces i cili tashmë është
realizuar për 50 milionë banorë të rajonit, me përjashtim të 2 milionë
kosovarëve. Duke iu referuar këtij fakti, Hoxhaj ka thënë se Kosova nuk
guxon të jetë vend i izoluar dhe populli i saj, popull i harruar duke iu
pamundësuar lëvizja e lirë si të gjithë banorëve të tjerë të shteteve
të rajonit.
Hoxhaj i ka bërë thirrje BE-së që t’i mundësojnë sa më parë Kosovës
lëvizjen e lirë, duke i dhënë Kosovës udhërrëfyesin e procesit të
liberalizmit të viza, i cili do t’i mundësonte Kosovës të angazhohet
fuqishëm në përmbushjen e kritereve të kërkuara për këtë proces.
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, gjatë
punimeve të Forumit, duke iu referuar Kosovës, ka veçuar rëndësinë e
dialogut teknik i cili po zhvillohet në Bruksel. Në këtë drejtim, Ashton
ka thënë se ky proces duhet të ofrojë zgjidhje teknike të cilat, sipas
saj, janë shumë të rëndësishme për përmirësimin e jetës së qytetarëve të
Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Ndwrkaq komisioneri
për Zgjerim i BE-së, Stefan Fule, ka thënë se Kosova ka perspektivë të
qartë evropiane duke inkurajuar autoritetet e Kosovës që të vazhdojnë me
reformat e duhura. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Hoxhaj kërkon udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nuk ka datë për liberalizimin e vizave
» Riatdhesimi, kusht për liberalizimin e vizave
» S'ka shpejt dialog për liberalizimin e vizave
»  Bisedimet për liberalizimin e vizave duhet të fillojnë
» Duhet të përmbushen kushtet për liberalizimin e vizave

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: