Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 LDK kërkon nga Qeveria të mos ndërhyjë në media

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

LDK kërkon nga Qeveria të mos ndërhyjë në media  Empty
MesazhTitulli: LDK kërkon nga Qeveria të mos ndërhyjë në media    LDK kërkon nga Qeveria të mos ndërhyjë në media  I_icon_minitimeWed Jun 29, 2011 11:28 am

Pas publikimit të raportit “Freedom House”, Lidhja Demokratike e
Kosovë të mërkurën bëri thirrje për liri të fjalës së lirë në medie,
për heqje dorë nga kontrolli dhe përdorimi i transmetuesit publik në
shërbim të kryeministrit dhe të qeverisë së tij.
Sipas
LDK-së, kjo organizatë raporton se Qeveria e Kosovës kontrollon
drejtpërdrejtë Radiotelevizionin e Kosovës, i cili ka kohë që nuk po
përmbush misionin që ka si transmetues publik, por është vënë në shërbim
të Kryeministrit dhe të Qeverisë së PDK-së.
“Organizata e mirënjohur “Freedom House” ka publikuar një raport të
ri me vlerësimet më të zeza për Qeverinë Thaçi 2, e cila, me ndërhyrjet e
saj të papërmbajtura në pavarësinë e medieve, sidomos në ato publike, e
ka ranguar Kosovën në mesin e vendeve me imazhin më të keq sa i përket
lirisë së fjalës dhe të së drejtës elementare për shprehje të lirë”,
thuhet në njoftimin e LDK-së.
Sipas kësaj partie, ndonëse shumë medie dhe analistë në vend e kanë
shtruar më se një herë çështjen e mosemërimit të një zëdhënësi nga ana e
Qeverisë së Republikës së Kosovës, Qeveria e PDK-së nuk e ka bërë këtë,
duke e ngarkuar RTK-në të bëjë detyrën që nuk i takon.
“Duke ua mbyllur portën publike të informimit të lirë qytetarëve të
Kosovës, Thaçi dhe kabineti i tij synojnë që të fshehin mospunën dhe
mungesën e plotë të rezultateve në të gjitha fushat”, theksojnë
përfaqësues të kësaj partie.
LDK kërkon që të respektohen të drejtat ndërkombëtare të shprehjes së
mendimit dhe të raportimit pa presione, ndërkaq nga RTK-ja që të
përmbushë misionin si transmetues publik, për t’i informuar drejt
qytetarët e Kosovës, me taksat e të cilëve funksionon.
“Lidhja Demokratike e Kosovës, po ashtu, kërkon nga Qeveria e PDK-së
që të mos ndërhyjë në punën e medieve të pavarura dhe t’i lejojë ato ta
përmbushin misionin e tyre, sepse mediet e pavaruara janë kriter i një
demokracie të vërtetë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
LDK kërkon nga Qeveria të mos ndërhyjë në media
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Një rrugë me emrin e Tanit të Top Media
» Një rrugë me emrin e Tanit të Top Media
» Kompletohet Qeveria me zëvendësministra
» Qeveria me embargo
» Opozita, Qeveria e ka fajin për FMN-në

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: