Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Izraeli deporton aktivistët e flotës së ndihmës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Izraeli deporton aktivistët e flotës së ndihmës Empty
MesazhTitulli: Izraeli deporton aktivistët e flotës së ndihmës   Izraeli deporton aktivistët e flotës së ndihmës I_icon_minitimeThu Jun 03, 2010 7:35 am

Izraeli deporton aktivistët e flotës së ndihmës F.0602144705919_m
Qeveria izraelite ka filluar deportimin e shtetasve të huaj që u ndaluan të hënën pasi komandot hynë në bordin e disa anijeve që përpiqeshin të thyenin bllokadën në Rripin e Gazës.
Nëntë persona janë vrarë gjatë operacionit. Më shumë se 100 aktivistë u dërguan në kufirin me Jordaninë, kur një turmë e madhe simpatizantësh i përshëndetën ata.

Izraeli ka liruar 200 turq që u dërguan në atdhe me avion. Qeveria tha se shpresonte që të lironte brenda 48 orësh të gjithë shtetasit e huaj.

Një zyrtar i lartë në ministrinë turke tha se vendimi kishte treguar se Izraeli po vinte në vete. Megjithatë një zëdhënës izraelit tha se bllokada nga deti mbi Gazën do të vazhdonte për të shmangur rrezikun e trafikimit të armëve.

Presion nga jashtë

Presioni diplomatik ndaj izraelit vazhdon të rritet, pasi Këshilli i Sigurimit bëri thirrje për "një hetim të menjëhershëm dhe të paanshëm" lidhur me operacionin e komandove izraelite mbi flotën e anijeve që po çonin ndihma në Gazë.

Incidenti, që çoi në vdekjen e të paktën 9 aktivistëve pro palestinezë, diskutohet në një seri takimesh të jashtëzakonshme të organizatave si NATO dhe Liga Arabe.

Në Bruksel, NATO dhe ambasadorët e BE-së u mblodhën për të shprehur shqetësim.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, tha se ishte shumë i shqetësuar lidhur me vrasjen e aktivistëve pro palestinezë.

Burime diplomatike në Ankara kanë thënë se të paktën katër nga të vrarët ishin turq.

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se sulmi ishte një masakër e përgjakshme që duhej ndëshkuar. Ai tha se Israel nuk duhet të vinte në provë durimin e Turqisë.

Në Gjenevë Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut thirri një mbledhje të jashtëzakonshme.

Presidenti rus, Medvedev e cilësoi humbjen e jetës, "absolutisht të pajustifikueshme'.

Izraeli po duket gjithnjë e më tepër i izoluar. Ambasadori izraelit në Londër, Ron Prosser, e pranoi që operacioni kishte qenë një dështim, por anashkaloi thirrjet për një hetim të pavarur.

Ai këmbënguli se Izraeli ishte i aftë për ta hetuar këtë vetë.

Lëvizja Free Gaza, që organizoi flotën e vogël, thotë se ka në plan të dërgojë anije të tjera në Gazë për të sfiduar bllokadën izraelite. /bbc/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Izraeli deporton aktivistët e flotës së ndihmës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Aktivistët deportohen nga Izraeli
» Izraeli ngre komisionin e vet hetimor për sulmin
» Nabhan: Izraeli s’ka ndikim në pavarësinë e Kosovës
» Izraeli vret “polumbarët”
» Aktivistët kundër AIDS-it përshëndesin komentet e Papës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: