Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Rreziku te zbatimi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Rreziku te zbatimi  Empty
MesazhTitulli: Rreziku te zbatimi    Rreziku te zbatimi  I_icon_minitimeSun Jul 10, 2011 9:19 am

Pozita dhe opozita në Kosovë po vazhdojnë të japin interpretimet e tyre për marrëveshjet e arritura me Serbinë. Analistët vlerësojnë se thelbi i marrëveshjeve është te zbatimi i tyre. Naim Rashiti nga ICG-ja thotë se nëse ato nuk zbatohen shpejt, jeta e qytetarëve e të dy shteteve do të rëndohet edhe më shumë.

Zyrtarët e Qeverisë në Prishtinë deklarojnë se qytetarët e të dyja vendeve janë fitimtarë të këtij procesi, derisa opozita vlerëson se marrëveshjet e kanë dëmtuar Shtetin. Në Serbi, opozita vlerëson se Serbia e ka njohur Kosovën, derisa pushteti po e mbron idenë se marrëveshjet janë në të mirë të Beogradit, shkruan Express.

Edhe analistë dhe njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare japin vlerësime të ndryshme për raundin e pestë të dialogut, ku palët u pajtuan për lëvizjen e lirë, kthimin e regjistrave civilë dhe njohjen e diplomave të Universitetit të Prishtinës.

Megjithëkëtë, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare pajtohen se thelbi i marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve është të zbatimi i tyre në praktikë.

Analisti i Grupit Ndërkombëtarë të Krizave (ICG), Naim Rashiti thotë se, edhe pse marrëveshjet nuk kanë paragjykuar pozicionet politike të asnjërës palë, rreziku qëndron te zbatimi i tyre.

“Këto marrëveshje teknike nuk kanë ndryshuar fare pozicionet e asnjërës palë dhe duhet vullnet shumë i fuqishëm për të implementuar dhe zhvilluar në praktikë. Ka rrezik që të shkojnë gjërat keq”, ka parashikuar ai.

“Për shembull, nëse Serbia vendos tarifë të lartë të polisës së sigurimit, qytetarët nuk do të udhëtojnë dhe e kundërta do të jetë që Kosova do ta aplikojë me të drejtë të njëjtën tarifë, e cila do të vështirësojë edhe më shumë komunikimin e njerëzve andej dhe këndej”. Sipas tij, gjërat mund të ndryshojnë për të mirë nëse ka vullnet pozitiv nga palët dhe ka mbikëqyrje të rreptë nga BE-ja.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në UP, Afrim Hoti konsideron se marrëveshjet Kosovë – Serbi nuk kanë sjellë ndonjë efekt spektakular, derisa sheh relaksim të raporteve mes dy palëve.

“Nuk shoh shumë përparim në këto marrëveshje, por megjithatë, marrëveshjet reflektojnë zgjidhjen më të mirë të mundshme mes palëve. Është gjetur një modalitet që të paktën qytetarët e të dyja vendeve të përfitojnë në këtë drejtim, siç është lëvizja e lirë e njerëzve nëpër të dyja shtetet, mandej njohja e diplomave dhe regjistrat civilë”, vlerëson Hoti. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Rreziku te zbatimi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Miratimi s’nënkupton asgjë kur mungon zbatimi
» Rreziku nga produktet e dyshimta
» Rreziku qe na vjen prej vitaminave
» Rreziku serioz nga bakteri në gojë
» Alergjitë e lëkurës dhe rreziku më i vogël për karcinomë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: