Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Nuk do ta shtynim Kosovën në një proces të dëmshëm!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Nuk do ta shtynim Kosovën në një proces të dëmshëm!  Empty
MesazhTitulli: Nuk do ta shtynim Kosovën në një proces të dëmshëm!    Nuk do ta shtynim Kosovën në një proces të dëmshëm!  I_icon_minitimeSun Jul 10, 2011 9:27 am

Zëvendës/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Thomas Countryman, ka deklaruar të enjten se arritja e marrëveshjeve ndërmjet Kosovës e Serbisë është një fillim i rëndësishëm për qytetarët e të dyja vendeve për një jetë më normale. “Ju garantoj se Shtetet e Bashkuara nuk do ta shtynin Kosovën për të marrë pjesë në këtë proces dhe për të pranuar këto marrëveshje, po që se do të mendonim se ato do t’i dëmtonin në çfarëdo mënyre qëllimet shtetërore të Kosovës”, ka thënë Countryman.

Në një bisedë për Zërin e Amerikës, Countryman ka thënë se këto marrëveshje veçanërisht ajo për lirinë e lëvizjes, krijojnë një situatë ku përfitojnë të dyja palët. Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara i përkrahin këto marrëveshje, të cilat siç u shpreh ai, nuk kërkojnë që të jepet diçka, por të dyja palët përfitojnë shumë.

“E kam admiruar punën e vështirë dhe kreativitetin të cilin të dy negociatorët kanë treguar përgjatë këtij procesi. Secili nga ta ka bërë një punë të mirë në mbrojtjen e interesave më të rëndësishme të dy qeverive të tyre dhe për më shumë, secili nga ta, ka qenë kreativ në gjetjen e një rruge për të ndihmuar njerëzit e zakonshëm duke u ballafaquar në të njëjtën kohë me idetë e ndryshme për statusin e Kosovës, që ka secili nga ata”.

“Ky është vetëm një fillim, marrëveshjet e ardhshme që janë afër e që mund të arriheshin madje në këtë muaj nëse palët punojnë fuqishëm, përfshijnë gjëra që do tu sillnin të dyja palëve përfitime të mëdha ekonomike, në fushat si telekomunikacioni, energjia, doganat dhe tregtia. Me ato marrëveshje do të shihni edhe më shumë përfitime ekonomike për Kosovën”, ka thënë Countryman duke shtuar se bisedimet janë një përfitim i madh për Kosovën jo vetëm në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, por edhe në marrjen e më shumë njohjeve dhe legjitimitetit ndërkombëtar. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Nuk do ta shtynim Kosovën në një proces të dëmshëm!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  Dell kërkon një proces zgjedhor demokratik
» KMDLNJ: Regjistrimi i popullsisë proces i dështuar!
» Andorra njeh Kosovën
» Sllovenia pro udhërrëfyesit për Kosovën
» NDI do të vazhdojë të përkrahë Kosovën

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: