Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Opozita i kërkon Kuvendit t’u thotë “stop” bisedimeve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Opozita i kërkon Kuvendit t’u thotë “stop” bisedimeve  Empty
MesazhTitulli: Opozita i kërkon Kuvendit t’u thotë “stop” bisedimeve    Opozita i kërkon Kuvendit t’u thotë “stop” bisedimeve  I_icon_minitimeTue Jul 12, 2011 10:17 am

Opozita në Kuvendin e Kosovës planifikon të kërkojë përkrahjen e
pozitës për ta obliguar Qeverinë e Kosovës t’i ndërpresë bisedimet dhe
marrëveshjet e reja me Serbinë, në kuadër të dialogut që po zhvillohet
në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Një kërkesë e tillë
pritet të bëhet publike gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit e
cila pritet të mbahet brenda javës.
Të tri partitë e opozitës
presin që edhe pozita t’i mbështes në kërkesën e tyre për t’i ndërpre
bisedimet me Serbinë, përderisa Kosova, sipas tyre, të mos jetë palë e
barabartë. Ato i kanë proceduar tashmë Kryesisë së Kuvendit 40
nënshkrime të deputetëve, me të cilat e ftojnë këtë organ të thërrasë
seancë të jashtëzakonshme në lidhje me bisedimet me Serbinë dhe
marrëveshjet e arritura.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë për
Radion Evropa e Lirë se Kryesia e Kuvendit do të vendosë të martën për
ditën e mbajtjes së seancës, ku ai pret që edhe pozita të reflektojë
pozitivisht në raport me kërkesat e opozitës.
Partitë në pushtet janë treguar të përmbajtura nga deklaratat
përderisa të mos i shohin kërkesat e definuara në letër të opozitës.
Zyrtarë të këtyre partive vetëm rikujtojnë se Kuvendi tashmë ka miratuar
një rezolutë me të cilën delegacionit dhe qeverisë së Kosovës, i janë
përcaktuar vijat e kuqe në lidhje me dialogut e filluar me Serbinë.
Por, opozita mendon se këto vija të kuqe tashmë janë shkelur nga ana e
qeverisë. Andaj, është Visar Ymeri, deputet i Vetëvendosjes, ai i cili
kërkon që Kuvendi të marrë rolin që i takon, dhe të vendosë për hapat në
vijim në raport me bisedimet me Serbinë.
“T’i debatojmë këto marrëveshje, meqenëse konsiderojmë që Kuvendi në
një Republikë Parlamentare duhet doemos të jetë organi më i lartë edhe
politik edhe legjislativ, e që është në kundërshtim me atë se si po
vepron qeveria e Hashim Thaçit, e cila vazhdimisht po synon ta minimizoj
rolin e Kuvendit, duke i marrë të gjitha përgjegjësitë mbi vete”. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Opozita i kërkon Kuvendit t’u thotë “stop” bisedimeve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» KPJ: Qeveria t’i raportojë Kuvendit për dialogun
» Opozita kërkon dorëheqjen e Thaçit e të Qeverisë
»  Tri shkeljet e Kuvendit
» Seanca e Kuvendit më 27 maj
»  Bojkotuesit e Kuvendit mbesin pa rroga?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: