Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Policia e gatshme për të vepruar

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Policia e gatshme për të vepruar  Empty
MesazhTitulli: Policia e gatshme për të vepruar    Policia e gatshme për të vepruar  I_icon_minitimeWed Aug 17, 2011 7:54 am

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka thënë se Policia e Kosovës është e gatshme për të vepruar me të gjitha kapacitetet në mbrojtje të kufijve të tërë territorit të Republikës së Kosovës.
Në një intervistë për gazetën Epoka e Re, ai ka thënë se me shumë vëmendje dhe përkushtim janë duke e përcjellë situatën e përgjithshme të sigurisë në vend, në veçanti në pjesën veriore.

“Është obligim yni ligjor dhe kushtetues t’i ndërmarrim të gjitha masat dhe veprimet e duhura ligjore që t’i zbatojmë vendimet e Qeverisë dhe të institucioneve të vendit kurdoherë që kërkohet dhe në çdo pjesë të vendit”, ka thënë Maxhuni.

Ai ka deklaruar se dita-ditës strukturat kriminale në veri janë duke e humbur përkrahjen e qytetarëve të rëndomtë. “Nga informacionet që disponojmë, dita-ditës strukturat kriminale në atë pjesë janë duke e humbur përkrahjen e qytetarëve të rëndomtë, që do të thotë se qytetarët e asaj pjese të vendit janë të interesuar të bëjnë jetë normale, pa shqetësime nga kriminelë ordinerë dhe ata të krimit të krimit të organizuar, të cilët për disa vjet me radhë kanë dirigjuar dhunshëm mënyrën e jetës së qytetarëve të asaj pjese të vendit”, është shprehur Maxhuni.

Ai ka folur edhe për mënyrën se si e ka drejtuar operacionin e Njësive Speciale për intervenim.

“Me krenari dhe mburrje mund të them se, derisa jepja instruksionet tek pjesëtarët e Njësive Speciale, vëreja entuziazëm, gatishmëri, përkushtim, përgjegjësi, motivim dhe guxim të lartë për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe kushtetuese ashtu siç kërkohej nga vendimi i kryeministrit Thaçi. Madje, edhe pavarësisht rrethanave të mundshme, isha i sigurt se ky mision do të realizohet me sukses”, ka thënë Maxhuni, duke shprehur keqardhje për humbjen e policit të Njësisë Speciale, Enver Zymberi. /Telegrafi/


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Policia e gatshme për të vepruar
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» AKI-ja autorizohet për të vepruar
» LDD e gatshme për koalicion me LDK-në
» Serbia e gatshme për kompromis
» AAK e gatshme për koalicion paszgjedhor me LDK-në
» Institucionet e sigurisë, të gatshme për kompetencat

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: