Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 S’ka fyerje për turqit në tekstet e historisë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

S’ka fyerje për turqit në tekstet e historisë  Empty
MesazhTitulli: S’ka fyerje për turqit në tekstet e historisë    S’ka fyerje për turqit në tekstet e historisë  I_icon_minitimeSun Aug 21, 2011 11:01 am

Autorët e librave të historisë kanë reaguar fuqishëm për kërkesën e ministrit turk të arsimit, që ka kërkuar në Prishtinë heqjen e “paragrafëve fyese” në librat shkollorë.

“Në asnjë tekst të historisë - ku programet përfshijnë shkrimet për Perandorinë Osmane - nuk ka asnjë fjalë fyese. Nëse themi p.sh. Perandoria Osmane është pushtuese, s’kemi çka i bëjmë, sepse Perandoria Osmane sipas fakteve është e tillë, është pushtuese. Nuk e thotë asnjë historian tjetër ndryshe në Kosovë. Dikush edhe mund të ketë ngarkesa të natyrave të tjera, por faktet nuk mund t’i ndryshojmë për hir të interesave të politikës ditore”, ka thënë historiani Frashër Demaj për KTV-në.

Ngjashëm shprehet edhe historian Hakif Bajrami.

“Okupatori mbetet okupator. Krimet që i kanë bërë Turgut Pasha e sulltanët e Turqisë, asnjë ministri, asnjë individ në asnjë mënyrë nuk mundet t’i injorojë. Ato çfarë ka bërë Perandoria Osmane kanë qenë krime dhe krime do të mbesin, pavarësisht korrigjimeve e rishkrimeve që mund të bëhen në libra. Krejt e dinë që Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ka luftuar kundër turqve. Tash na me e fshi atë a? Krejt botën e japim, e Skënderbeun s’e japim”, shprehet Bajrami për gazetën “Express”.

Si historian që është, ai përmend disa raste të krimeve që osmanlinjtë kanë bërë në trojet shqiptare.

“Prej Shkupit e deri në Merdar, Pasha i Turqisë më 1910, në çdo 10 metra ka ngulur në hunj nga një shqiptar. A t’i harrojmë ne ato? Jo, nuk duhet t’i harrojmë edhe nuk bën t’i harrojmë”.

Madje, Bajrami përmend edhe diskriminimin që ajo Perandori i ka bërë popullit shqiptar. Ai thekson se Perandoria Osmane në vitin 1868 serbëve u ka lejuar që të hapin shkollë në mes të Stambollit, ndërsa shqiptarëve nuk ua ka lejuar hapjen e tyre as në vilajetet e veta. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
S’ka fyerje për turqit në tekstet e historisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Aeroportin sot e marrin turqit
» Në Mitrovicë turqit ndërtojnë xhaminë më të madhe në Kosovë
» Turqia do “pastrim” të historisë
» Rama: PS në anën e duhur të historisë
» Thaçi: Rugova gjithmonë pjesë e historisë shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: