Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Pafuqia ndërkombëtare përballë sulmuesve nga veriu

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Pafuqia ndërkombëtare përballë sulmuesve nga veriu  Empty
MesazhTitulli: Pafuqia ndërkombëtare përballë sulmuesve nga veriu    Pafuqia ndërkombëtare përballë sulmuesve nga veriu  I_icon_minitimeMon Aug 22, 2011 11:33 am

Forcat ndërkombëtare të rendit dhe të sigurisë, që kanë qenë përgjegjëse për vendosjen e rregullit edhe në këtë pjesë të Kosovës, me kalimin e viteve janë treguar të pafuqishme sa i përket zbatimit të plotë të ligjit në raport me sulmuesit nga veriu. Kjo praktikë ka vazhduar edhe pas shtrirjes së misionit të BE-së për sundim të ligjit.

EULEX që nga dhjetori i 2008-s ka marrë përsipër përgjegjësitë mbi policinë, gjykatat dhe doganat nga administrata e UNMIK-ut.

“Prokurorët e EULEX-it nuk i përcjellin rastet për në gjykatë, përpos nëse kanë dëshmi të mjaftueshme”, ka thënë për “Koha Ditore” zëdhënësi i EULEX-it, Kai Mueller-Berner.

Megjithëse prokurorët kanë hasur në vështirësi sa i përket sigurimit të provave, nuk kanë hezituar që të konfirmojnë praninë e grupeve të armatosura në veri të Kosovës. Ata kanë pohuar se prania e strukturave të tilla është e papranueshme, porse përballja me ta duhet të bëhet gradualisht, pa e cenuar sigurinë e qytetarëve të thjeshtë.

“Ne duhet të veprojmë në mënyrë të kujdesshme. Duhet të mbrojmë qytetarët atje, gjë që është prioritet i KFOR-it”, ka thënë komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, në intervistën për “Kohën Ditore”.

“Kemi një gjendje të tensionuar dhe duhet të kuptojmë se edhe incidentet më të thjeshta mund të eskalojnë”.

Ndërkaq, kreu i misionit të EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac, pati pohuar se civilët e pafajshëm, KFOR-i dhe EULEX-i janë sulmuar gjatë ngjarjeve të fundit dhe se kjo situatë është e papranueshme.

“Nuk do të tolerohet asnjë formë e dhunës dhe e frikësimit”, pati deklaruar ai pas takimit me kryeministrin Hashim Thaçi.

Zotime të ngjashme prania ndërkombëtare në veri kishte dhënë edhe në të kaluarën. Megjithëkëtë, misionet

ndërkombëtare nuk i kanë shpalosur shifrat e policëve dhe ushtarëve të vrarë dhe të plagosur gjatë ndodhive të dhunshme në veri të Kosovës.

“Për fat të keq prokurorët e EULEX-it nuk kanë një ndarje të tillë të rasteve”, ka thënë zëdhënësi i EULEX-it, Kai Mueller Berner.

E, zëdhënësi i UNMIK-ut, Olivier Salgado, ka sqaruar se “të gjitha rastet në hetim i janë transferuar misionit të EULEX-it” dhe se nga viti 1999 deri më 2008, nga aktet keqbërëse kanë pësuar 12 pjesëtarë të UNMIK-ut.

Pjesëtarët e KFOR-it nuk janë përgjigjur fare në lidhje me numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur gjatë kryerjes së detyrave në veri të Kosovës.

Muaj më parë, njohësit kosovarë të zhvillimeve në fushën e sigurisë patën paralajmëruar se aktet konstante të dhunës në veri të manifestuara me sulme kundër jetës së zyrtarëve të rendit e të sigurisë, si dhe qytetarëve e pronës së tyre përmbajnë veprime kriminale por edhe elemente të terrorizmit.

Edhe komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, ka shprehur bindjen se disa veprime nuk kanë qenë spontane. Por, për ndryshimin e gjendjes në këtë pjesë të Kosovës ai ka pohuar se duhet kohë dhe durim.

“Nuk mund të ndryshohet për një kohë të shkurtër një gjendje e krijuar për 12 vite”. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Pafuqia ndërkombëtare përballë sulmuesve nga veriu
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Euro forcohet përballë dollarit
» OKB: Kërkohet ndihmë ndërkombëtare për Kirgizinë
» AKI “out” nga veriu
» Në veri me doganierë vendorë e ndërkombëtarë
» KFOR-i nuk heq dorë nga veriu

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: