Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 EULEX ka hezituar të jetë mbështetës i vendimit të institucioneve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

EULEX ka hezituar të jetë mbështetës i vendimit të institucioneve  Empty
MesazhTitulli: EULEX ka hezituar të jetë mbështetës i vendimit të institucioneve    EULEX ka hezituar të jetë mbështetës i vendimit të institucioneve  I_icon_minitimeTue Aug 23, 2011 1:27 pm

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancën e parë plenare të sesionit vjeshtor, ku deputetët janë njoftuar edhe një herë me vendimet që ka marrë Qeveria e vendit për aplikimin e masave të reciprocitetit dhe intervenimin e Policisë së Kosovës në veri të vendit. Me këtë rast kryeministri Hashim Thaçi ka bërë të qartë se pas datës 25 korrik situata në veri të vendit ka ndryshuar, dhe është hapur një kapitull i ri për vendosjen e rendit dhe ligjit në atë pjesë të vendit.

Shefi Qeverisë ka theksuar se EULEX-i ka qenë i informuar për gjendjen e patolerueshme në veri tash e tre vite e gjysmë, duke shtuar se edhe gjithë faktorët ndërkombëtarë kanë qenë të informuar qe 12 vite e gjysmë për gjendjen e patolerueshme në veri.

“EULEX ka hezituar të jetë mbështetës i vendimit të institucioneve të Republikës së Kosovës për vënien e rendit dhe ligjit. Por pas vendimit dhe veprimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, EULEX është deklaruar se dëshiron dhe është i gatshëm të punojë në përputhshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke e dëshmuar bashkëpunimin në veprime të përbashkëta të institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it”, ka thënë Thaçi, ndërsa citon Express.

Duke folur për marrëveshjen e KFOR-it dhe Qeverisë së Kosovës, ka thënë se ekzekutivi i vendit mbështet edhe sot këtë marrëveshje, me qëllim të normalizohet gjendja atje dhe të zhbllokohen rrugët. Por,sipas tij, fatkeqësisht marrëveshja mes Qeverisë dhe KFOR-it nuk është respektuar në tërësi dhe ka barrikada që nuk janë hequr nga rrugët.

Ai ka shtuar se nuk do të ketë kthim në gjendjen e para 25 korrikut, kjo është konfirmuar tanimë edhe nga Brukseli, edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet zyrtarëve të lartë që vizituan Republikën e Kosovës javëve të fundit. Përderisa do të vazhdohet dialogu për çështje praktike me Serbinë, sipas të parit të Qeverisë, kjo assesi nuk nënkupton që Serbisë do t’i jepet e drejta vetos për vendosjen e rendit dhe ligjit në Kosovë. Republika e Kosovës në raport me Serbinë është palë e barabarta dhe bisedojnë si dy shtete ta pavarura, rrugët të cilat shpien drejt NATO-s dhe BE-së, ka theksuar ai.

Kryeministri premtoi se Qeveria e Kosovës dhe organet që janë përgjegjëse për rend dhe ligj, do të jetë e pa kompromis dhe me çdo çmim do të sjell para drejtësisë përgjegjësit për vrasjen e policit dhe heroit të Kosovës, Enver Zymberi. Madje ai ka dhënë edhe një mesazh për njerëzit që kanë bërë krime në të pjesë, duke thënë se shumë shpejt do të ulen në karrigen e të akuzuarve. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
EULEX ka hezituar të jetë mbështetës i vendimit të institucioneve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Beogradi pret nga EULEX-i anulimin e vendimit për targat
» Protestë kundër vendimit për ndaljen e shamisë
» Haradinaj kritikon krerët e institucioneve
» Në mars, konstituimi i institucioneve të reja
» ICO po shqyrton mundësinë e anulimit të vendimit të qeverisë për rrogat

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: