Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Capussela: Qeveria e Kosovës ka dështuar në veri

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Capussela: Qeveria e Kosovës ka dështuar në veri  Empty
MesazhTitulli: Capussela: Qeveria e Kosovës ka dështuar në veri    Capussela: Qeveria e Kosovës ka dështuar në veri  I_icon_minitimeFri Aug 26, 2011 5:51 am

Qeveria e Prishtinës deklaroi se marrëveshje e mëparshme me Serbinë ishin sinjal i hapit të parë të Serbisë drejtë pranimit të Kosovës. Kur kjo doli gënjeshtër, vendosi ta përforcojë pozicionin e brendshëm duke imponuar embargo kundër mallrave serbe. Dhe, kur u bë e qartë se pa kontrollimin e këtyre dy pikave kufitare nuk mund të kishte shumë efekte, tentoi ta shpëtonte veten duke lansuar një aksion të konceptuar keq, shkruan në ditoren britanike “Guardian”, Andrea Capussela.

Muajin e kaluar, në natën e 25 korrikut, njësitet speciale të Kosovës - për të përforcuar embargon e tregtisë - tentuan të marrin nën kontroll dy pika kufitare që e lidhin Kosovën me Serbinë .

Ishte kjo një lëvizje e nxituar, sepse veriu i Kosovës banohet me afro 60 mijë serbë, të cilët ashpër e refuzojnë ndarjen e Kosovës nga Serbia. Është ky një territor pa ligj, i vetëqeverisur e ku Qeveria e Prishtinës nuk ka prezencë por vetëm Beogradi, dhe NATO që ushtron pak kontroll.

Misioni ka dështuar: Njësitet speciale të Prishtinës (shqiptare) janë ballafaquar me rezistencë dhe bllokim të rrugëve, ka humbur jetën një njeri dhe është dashur shpejtë të tërhiqet nën mbrojtjen e NATO-s. Vetëm një prezencë e fortë e NATO-s dhe intervenimi i Beogradit ka shmangur eskalimin, e duheshin dy javë për të rivendosur një qetësi. E hidhëruar nga fiasko, Prishtina kontribuoi në paqen e rivënë duke kërcënuar arrestimin e diplomatëve serbë të cilët kishin vrapuar në veri të Kosovës për të biseduar me NATO-n dhe bandat e frustruara lokale.

Kjo ishte përgjigja e Prishtinës ndaj dështimit të raundit të parë të bisedimeve me Beogradin, të ndërmjetësuar nga BE.

Ky dialog mendoj se do të zgjidhte disa probleme që i imponohen Kosovës nga refuzimi serb i pavarësisë së saj. BE dëshiron të gjejë një modus vivendi të përkohshëm për të përparuar qëllimet strategjike të stabilizimit përfundimtar të Ballkanit. Në esencë, nga Beogradi kërkohet të zvogëloj kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës dhe nga Prishtina kërkohet të heq dorë nga insistimi i saj që të trajtohet nga Serbia si qeveri sovrane.

Ky lëshim është i dhimbshëm për Prishtinë, por ka pak vlerë për Beogradin i cili nuk do të pranojë ta bëjë jetën më të lehtë për Kosovën pa marrë diçka në shkëmbim. Sidoqoftë, Prishtina nuk ka asgjë tjetër për të ofruar. Pra, dialogu do të vazhdojë vetëm nëse BE bënë presione të mjaftueshme te të dyja palët dhe mund ta bëjë këtë sepse secila synon anëtarësimin në BE.

Por, nëse shkopinjtë dhe karotat e BE-së i ofrojnë koncesione Serbisë - planet e të cilës për pranim në BE kohëve të fundit janë përmirësuar fal arrestimit të kriminelit të fundit të luftës - ajo ka mungesë të levave në Kosovë, pavarësia e së cilës nuk është pranuar nga pesë anëtare dhe vet BE. Lojtari kryesor në Prishtinë janë SHBA-të, të cilat kanë ndikim të madh në Qeveri.

Raundi i parë i dialogut ishte i suksesshëm. Për shembull, Beogradi pranoi vendimin për qasje të Prishtinës në arkivat shtetërore të Kosovës (kontroll ky që është prerogativ i sovranitetit), dhe Prishtina pranoi vendimin të marrë vetëm kopjet - jo origjinalet - jo direkt po përmes ndërmjetësit (misionit të BE-së në Kosovë). Dukshëm, BE dhe SHBA kanë bërë presion në të dy palët, dhe të dyjat janë përgjigjur në mënyrë pragmatike.

Opozita nacionaliste në Serbi dhe në Kosovë ka kritikuar marrëveshjet, duke u thirrur në argumentet patriotike. Si përgjigje, qeveria e Prishtinës – e cila mbështetet në një mazhorancë të dobët parlamentare dhe është dobësuar nga pohimet për kriminalitet dhe performancë të mjerë – deklaroi se këto marrëveshje ishin sinjal i hapit të parë të Serbisë drejtë pranimit të Kosovës. Kur kjo doli gënjeshtër, vendosi ta përforcojë pozicionin e brendshëm duke imponuar embargo kundër mallrave serbe, edhe pse tregtia është temë e raundit të ardhshëm të bisedimeve. Dhe, kur u bë e qartë se pa kontrollimin e këtyre dy pikave kufitare nuk mund të kishte shumë efekte, tentoi ta shpëtonte veten duke lansuar një aksion të konceptuar keq.

Ishte e parashikueshme që opinioni publik tubohet pas qeverisë së Kosovës dhe javën e kaluar një zyrtar që deshi të mbetet anonim mburrej se është rritur shkalla e besueshmërisë së tyre. Në fakt, ky ka qenë qëllimi i misionit.

BE nuk është e kënaqur. Ky aksion i ashpër ka nxitur këndin më të paqëndrueshëm të Ballkanit dhe ka hapur pyetjen e vështirë të fatit të veriut të Kosovës, e cila është parkuar për të pritur ditë më të mira. Përfundimi i ndarjes së plotë nga pjesa tjetër e Kosovës (zakonisht “ndarja” shihet si kërcënim për Bosnjën dhe Maqedoninë) tash diskutohet haptas, gjë që frustron përpjekjet dyvjeçare të BE-së për të paqësuar serbët e veriut.

Washingtoni mohon se ka qenë i informuar për aksionin policor, por e ka të vështirë të imagjinojë se është urdhëruar pa miratimin amerikan. Në fakt, zëri i vetëm që e ka mbështetur ka qenë përfaqësimi lokal amerikan (i quajtur ICO, që financohet nga BE por që është mision me dominim të shtuar amerikan që mbikëqyrë Kosovën, zyrën ekonomike të së cilës e kam udhëhequr më parë).

Qëllimet strategjike të BE-së në Ballkan mund të përjetojnë një pengesë nëse politika amerikane kthehet kundër dialogut, me qëllim të mbrojtjes së qeverisë së Prishtinës. Kjo duket e pangjashme, por nuk është e pamundshme, sepse Washingtoni ka më pak interes se Brukseli në stabilitetin e Ballkanit.

Prandaj, dikush mund të shpresoj se përgjegjësia për këtë gabim i vishet vetëm ambasadorit amerikan në Kosovë, Christopher William Dell, që ka afërsi të madhe me kryeministrin Hashim Thaçi dhe klikën e tij, dhe ka mundur të ndikojë në strategjinë e Thaçit.

Por, edhe nëse nuk ka ndryshuar politika amerikane për dialog, do të jetë vështirë të rinisë: qeveria e Prishtinës ka pas frikë edhe para fillimit të misionit të dështuar dhe tash do të ndjehet si një mace në qosh. Negociatat e frytshme mund të jenë të pamundshme derisa Kosova nuk i jep vetes një qeveri më të mirë e më me besim, për të cilën ka nevojë edhe për shumë arsye tjera.

Ironikisht, shumë miq kosovarë dhe mbikëqyrës për shumë vite kanë lejuar mashtrimet në votime, korrupsionin, qeverisjen e keqe për hir të stabilitetit politik. Ky aksion është falënderimi i Thaçit. Devijimi i tyre ndaj realitetit politik ka frymëzuar papërgjegjësi, gjë që ka prodhuar një krizë të shmangshme dhe ka rrezikuar stabilitetin në rajon. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Capussela: Qeveria e Kosovës ka dështuar në veri
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Capussela: ICO nuk i duhet më Kosovës
» Qeveria serbe: Ndalojeni Prishtinën në veri
» Qeveria e vendosur për shtrirjen e ligjit në veri
» Qeveria e Kosovës përgëzon qeverinë e re të Irakut
» Clinton kërkon përparim në veri të Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: