Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Strukturat paralele - në dëm të serbëve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Strukturat paralele - në dëm të serbëve  Empty
MesazhTitulli: Strukturat paralele - në dëm të serbëve    Strukturat paralele - në dëm të serbëve  I_icon_minitimeMon Aug 29, 2011 7:46 am

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, riaktualizoi problemin e strukturave paralele serbe në Kosovë, duke e vënë shpërbërjen e tyre si një nga parakushtet për Serbinë që të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Beogradi zyrtar ka dhënë sinjale se më parë heq dorë nga kandidatura në BE, sesa nga organet paralele në Kosovë. Ministri i Pushtetit Lokal në Kosovë, Slobodan Petrovic, thotë se me këtë veprim Serbia po i dëmton qytetarët serbë të Kosovës. Ai thekson se mesazhi i kancelares Merkel për shpërbërjen e strukturave paralele është në interes të qytetarëve.

“Jam i sigurt se shteti i Serbisë do t’i njohë interesat e tij në këtë proces, në mënyrë që të lehtësojë qasjen kah BE-ja. Unë jam i sigurt se, para së gjithash, për interesa të tij do të punojë edhe në heqjen e këtyre strukturave”, ka thënë Petrovic për “Radio Evropa e Lirë”.

Nisma për shpërbërjen e strukturave paralele në Kosovë ka pasur që nga përfundimi i luftës. Por, ato nisma kanë mbetur në letër e nuk janë zbatuar në praktikë.

Plani i Ahtisaarit, mbi bazën e të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës, sipas ish-ministrit të Pushtetit Lokal, Sadri Feratit, paraqet zgjidhjen më të mirë për eliminimin e strukturave të paligjshme.

“Problemi është që as ky progres nuk po ndodh... Këtë ide po e prish edhe Beogradi, edhe mungesa e këmbëngulësisë dhe vendosmërisë së disa misioneve dhe disa zyrtarëve brenda që atë çështje e marrin si një çështje që mund të prolongohet. Duke u prolonguar këto veprime, po prolongohen komplet rezultatet. Prandaj, veriu edhe pas 12 vjetësh i përngjan veriut të vitit 1999”, ka thënë Ferati.

Struktura paralele serbe ka pasur në të gjitha vendbanimet e banuara me shumicë serbe. Megjithatë, Ferati thotë se në komunat e reja, të krijuara sipas Planit Ahtisaari, këto struktura janë bërë të panevojshme.

“E njëjta mund të ndodhë në veri”, mendon ai.

Qeveria e Serbisë jep çdo vit dhjetëra miliona euro për strukturat paralele serbe në Kosovë. Por, kohëve të fundit, shumë nga politikanët serbë që janë bërë pjesë e institucioneve të Kosovës, hedhin kritika ndaj Beogradit duke thënë se paratë asnjëherë nuk shkojnë në të mirë të qytetarëve, por përfundojnë në xhepat e atyre që mbajnë poste fiktive të ndërmarrjeve që më nuk kontrollohen nga Serbia. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Strukturat paralele - në dëm të serbëve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pack: Të hiqen strukturat paralele
» EULEX-i ka “amnistuar” strukturat paralele serbe
» Strukturat paralele uzurpojnë gjykatat në veri?
» Strukturat paralele okupojnë dy gjykata në Zubin Potok
» Strukturat paralele të Serbisë kërkojnë lëshimin e targave të reja serbe

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: