Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Të zhdukur prej 12 vitesh!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Të zhdukur prej 12 vitesh!  Empty
MesazhTitulli: Të zhdukur prej 12 vitesh!    Të zhdukur prej 12 vitesh!  I_icon_minitimeMon Aug 29, 2011 8:18 pm

Janë qindra familje nga Kosova që presin të zbardhet fati i familjarëve të tyre, të cilët u zhdukën gjatë luftës së fundit në Kosovë. Edhe 1811 persona ende figurojnë në listën e të pagjeturve, ndërkohë që familjarët shprehen të pakënaqur me angazhimin e institucioneve vendore e ndërkombëtare rreth kësaj çështje, para së gjithash humane.

Në mesin e të pagjeturve është 0065, i biri i Bajram Qerkinit, Reshati.
Bajram Qerkini shprehet i pakënaqur me angazhimin e institucione rreth kësaj çështje. “Është e rende kjo pritje. Vetëm ai që ka fëmijë dhe nuk e din se ku e ka fëmijën e beson. Është e rëndë për secilin, jo vetëm unë që e kam djalin po edhe ajo nënë që ia kanë marrë fëmijën nga prehri dhe për të gjithë familjarët të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre, është e rëndë deri sa të zbardhet fati i tyre”, shprehet Qerkini, raporton Radio Evropa e Lirë.

Ndryshe, sipas të dhënave të Komitetit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, aktualisht në Kosovë figurojnë si të zhdukur 1811 persona, shumica prej tyre shqiptarë, por edhe të nacionalitetit serb, rom dhe të komuniteteve tjera. Zbardhja e fatit të këtyre personave, tash e 12 vjet vazhdon të jetë brengë e familjarëve të këtyre personave, por edhe e autoriteteve kosovare.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës Edita Tahiri thotë se çështja e të pagjeturave që nga viti 1999 vazhdon të jetë një çështje shumë e rëndë dhe shqetësuese. Ajo thekson se në kuadër të dialogut me Serbinë kanë kërkuar që të gjitha varrezat masive të cilat ende nuk janë zbuluar apo hulumtuar të bëhen, dhe po ashtu siç thekson Tahiri, është kërkuar nga Beogradi t’i sjellin të gjitha të dhënat në mënyrë që kjo çështje të shkojë drejt zgjidhjes.

Edhe Prenk Gjetaj, drejtues i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, thotë se janë duke u angazhuar për zbardhjen e fatit të të pagjeturve. “Dita ndërkombëtare e të pagjeturve shënohet në çdo vend të botës dhe edhe ne si pjesë e botës patëm fatin e keq që të humbim shumë njerëz në luftë dhe të mos dimë për fatin e tyre. Edhe ne jemi këtu që të angazhohemi për ndriçimin e fatit të të pagjeturve”, thotë ai.

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të të Pagjeturve, Këshilli Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve, organizoi një aksion simbolik në Prishtinë, për të sensibilizuar opinionin në lidhje me këtë problem, që po zvarritet tash 12 vjet. Kryetari i këtij Këshilli, Haki Kosumi, tha se janë të vendosur dhe nuk do të ndalen deri në zbardhjen e fatit të qytetarit të fundit të evidentuar në listën e të pagjeturve. “Ne i bëjmë thirrje qeverisë tonë dhe faktorit ndërkombëtarë dhe i tregojmë botës se edhe ne jemi pjesë e saj dhe sot shënojnë ditën e dhimbjes globale ditën e dhimbjes ndërkombëtare, e cila për fat të keq e ka goditur edhe Kosovën”, thekson ai. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Të zhdukur prej 12 vitesh!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Projektligji për persona të zhdukur i “dëmshëm”
» Bilanci i ri: 25 000 të vdekur e të zhdukur në Japoni
»  Zbulohet Atlantida e zhdukur nëpërmjet Google Ocean
» The Economist” parashikon Ballkanin jashtë BE-së edhe pas 10 vitesh
» Pas 33 vitesh ia nxoren dhembin nga veshi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: