Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

  Presidentja uron besimtarët islamë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

  	  Presidentja uron besimtarët islamë  Empty
MesazhTitulli: Presidentja uron besimtarët islamë      	  Presidentja uron besimtarët islamë  I_icon_minitimeMon Aug 29, 2011 8:21 pm

“Të gjithë qytetarëve të besimit islam të Republikës së Kosovës dhe të mbarë botës ju uroj Ditën e Fitër Bajramit, me dëshirat më të mira që këtë festë ta kalojnë me familjarët, me të afërmit dhe me miqtë, në atmosferë gëzimi, hareje e mirëkuptimi, në begati, me sofrat e mbushura plot me të gjitha të mirat që ju ka dhuruar Zoti”. Kështu thuhet në urimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, për festën e Fitër Bajramit.

“Festa e Fitër Bajramit vjen pas muajit të madhërishëm të Ramazanit, muajit të agjërimit, të lutjeve, të përkushtimit, të forcimit të besimit, të përkujdesjes dhe ndihmës së ndërsjellë. Kjo ditë na rikujton që t’i kthehemi veprave të mira, sinqeritetit dhe ndershmërisë, forcimit të bindjes për të punuar mirë dhe drejt dhe në dobi të të gjithëve për një të ardhme të ndritur në misionin human të njeriut si krijesë e Perëndisë”.

“Në këtë ditë, të përkujtojmë të gjithë ata që u flijuan për atdheun, të gjithë ata që, me punën dhe me angazhimin e tyre, dhanë kontributin për lirinë dhe pavarësinë e vendit për ndërtimin e Republikës së Kosovës, shtet të lirë dhe të pavarur, duke nderuar familjet e tyre, duke respektuar veprën e sakrificën, si frytet dhe vlerat më të larta sublime”.

“Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim, në vendin e vet ndërtojnë shtetin dhe shoqërinë demokratike të bazuara në vlerat e civilizimit bashkëkohor, të lirisë dhe të barazisë, të shprehjes dhe të besimit fetar”, thuhet në urimin e presidentes Jahjaga.

“Fitër Bajramin e festojmë si vend faktor paqeje dhe stabiliteti, si vend i demokracisë së zhvilluar, si shtet që gëzon përkrahjen e fuqishme të miqve ndërkombëtarë, me synimin që Republika e Kosovës, në të ardhmen e afërt, të bëhet anëtar me të drejta të plota i Bashkimit Evropian dhe i OKB-së dhe vend anëtar i NATO-s”.

“Për Ditën e Fitër Bajramit uroj Myftiun e Kosovës, zotëri Naim Tërnava, Bashkësinë Islame të Republikës së Kosovës, që udhëheq me përkushtim, si pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë, që jep kontribut konstruktiv e të rëndësishëm në të gjitha rrjedhat, që gëzon përkrahjen e institucioneve të Kosovës në realizimin e synimeve që janë në dobi të njerëzve dhe të shtetit”. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Presidentja uron besimtarët islamë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kryeparlamentari Krasniqi uron besimtarët e krishterë
» Jahjaga uron besimtarët e krishterë për Pashkët
» Kryeministri Thaçi uron besimtarët katolik
» Myftiu i Kosovës uron besimtarët me rastin e Kurban Bajramit
» Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava uron besimtarët me rastin e Kurban-Bajramit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: