Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava uron besimtarët me rastin e Kurban-Bajramit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava uron besimtarët me rastin e Kurban-Bajramit Empty
MesazhTitulli: Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava uron besimtarët me rastin e Kurban-Bajramit   Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava uron besimtarët me rastin e Kurban-Bajramit I_icon_minitimeMon Nov 15, 2010 1:03 pm

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava uron besimtarët me rastin e Kurban-Bajramit 15urime4
Prishtinë, 15 nëntor - Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban-Bajramit. Në mesazhin e urimit thuhet:
Nesër më 16 nëntor 2010 është ditë feste, dita e parë e Kurban - Bajramit, ndaj më lejoni që në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, organeve dhe institucioneve të saja, dhe në emrin tim personal t’ju uroi për festen e Kurban Bajramit, me dëshirat më të mira për shëndetin dhe lumturin tuaj dhe të familjeve tuaja.
Të dashur besimtarë!
Libri hyjnor i Islamit, Kurani mbështet konceptet e moralit, dashurisë, mëshirës, përkushtimit, ndihmës, solidaritetit, sakrificës.
Ndaj njeriu në këtë ditë feste është edhe më afër Zotit, ngase mbretëron një atmosferë vëllazërore nëpërmjet të cilës besimtarët shprehin falënderimin ndaj Krijuesit Fuqiplotë, për të mirat e dhuruara në këtë jetë.
Ne të gjithë bashkërisht jemi përgjegjës para Zotit për veprat tona prandaj le të frymëzohemi edhe në këtë ditë feste të Kurban - Bajramit për punë të mira, nëpërmjet kryerjes së Haxhit një prej shtyllave të Islamit dhe prerjes së kurbanit në mënyrë që Zoti të jetë i kënaqur me veprat tona.
Allahu xh.sh. thotë:
”Vizita e Qabes për hir të Allahut, është detyrim për atë që ka mundësi.”
Nëpërmjet këtij adhurimi – Haxhit, i cili zhvillohet në një atmosferë vëllazërore me pjesëmarrës nga të gjitha anët e botës, vend takim, ku dominon respekti e dashuria, ndërmjet të gjithëve, ku shfaqet mëshira e pafundme e Allahut xh. sh,duke bërë tavaf Qaben, zemrat tona begatohen me dritën e besimit, dhe nëpërmjet këtij ibadeti gjejmë edhe kënaqësinë shpirtërore, duke treguar respektin dhe dashurin ndaj Krijuesit, dhe urdhrave të Tij.
Allahu xh. sh. thotë: “Thuaj Namazi im, kurbani im, jeta dhe vdekja ime janë vetëm për Allahun…”
Ndaj në emër të këtij përkushtimi e sakrifice, ju ftoi që të shtrini dorën e ndihmës ndaj atyre që kanë nevojë, ndaj jetimëve e skamnorëve, nëse dëshironi që mëshira, e begatit e Allahut të jenë mbi ju dhe familjet tuja. Ngase Allahu bleu prej besimtarëve që i besojnë me sinqeritet, shpirtrat dhe mallin e tyre, në shkëmbim të mirëqenies së përjetshme xhenetit. Andaj mos u bëni koprrac e dorështrënguar, ngase te besimtari nuk mund të gjenden dy veti, koprracia dhe morali i keq.
Sofra e Bajramit është simbol që bashkon dhe ofron familjet mes vete, shton respektin dhe nderin mes besimtarëve, kurrë mos lejoni që në mesin tonë të kemi sofra të zbrazura e njerëz të uritur, e fëmijë të përlotur. Sofra e Bajramit vjen kur besimtarët me devocion e përkushtim kryen edhe një nga urdhëratë e Zotit - Haxhin dhe prerjen e Kurbanit. E kjo begaton shpirtrat dhe mendjet tona, fisnikëron zemrat në raport me Krijuesin.
Vëllezër e motra!
Më 12 .dhjetorë 2010 mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ftoj partitë politike, mbështetësit dhe simpatizantët e tyre për një fushatë të qetë e dinjitoze. Konkurrenca e drejt është vlerë e shoqërive të përparuara, e këtë vlerë duhet ta ruajmë. Të përdorim votën tonë për të krijuar një parlament me integritet e legjitimitet të plotë, për të krijuar institucione të përgjegjshme që qeverisin vendin.
Zoti në Kuran thotë:
“Zoti ju urdhëron që punët me përgjegjësi t’ua besoni atyre që janë të denjë për to, dhe kur të gjykoni,ju urdhëron të gjykoni me drejtësi në mes njerëzve” (4: 58)
Në fund me lejoni që edhe njëherë tua uroi festen e Kurban - Bajramit të gjithë vëllezërve e motrave tanë si në Kosovë brenda trojeve tona etnike shqiptare, si dhe diasporës kudo që ata gjenden.
E lus Allahun që t’i mëshiroi të gjithë ata që jetën e tyre ia falën Zotit për fenë dhe atdheun e tyre.
Me fat ju qoftë festa e Kurban – Bajramit!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava uron besimtarët me rastin e Kurban-Bajramit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Myftiu i Kosovës uron besimtarët me rastin e Kurban Bajramit
»  Mesazhe paqeje me rastin e Kurban Bajramit
» Manifestimi qendror i Kurban Bajramit, të martën, në Xhaminë e Madhe
» Kryeparlamentari Krasniqi uron besimtarët e krishterë
»  Presidentja uron besimtarët islamë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: