Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

  Mesazhe paqeje me rastin e Kurban Bajramit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

 	  Mesazhe paqeje me rastin e Kurban Bajramit Empty
MesazhTitulli: Mesazhe paqeje me rastin e Kurban Bajramit    	  Mesazhe paqeje me rastin e Kurban Bajramit I_icon_minitimeMon Nov 15, 2010 2:46 pm

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi dhe përfaqësues të jetës politike e shoqërore në vend uruan myftiun Naim Tërnava dhe qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi në urimin drejtuar myftiut Tërnava shkruan “Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ju uroj juve Shkëlqesi dhe gjithë besimtarët myslimanë të Republikës së Kosovës që kjo festë të kalojë në frymë gëzimi, hareje e solidariteti”.

“Le të jetë kjo festë edhe një rast për të shpalosur edhe më thellë ndjenjat e dashurisë, respektit, harmonisë dhe vullnetit të qytetarëve tanë për të sjellë edhe më shumë lumturi, paqe dhe mbarësi në familjet tona”, thuhet në letrën e urimit.
Mesazhi i Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Edhe kryeministri në largim, Hashim Thaçi ka përgëzuar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërrnava dhe besimtarët islamë, me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Në mesazhin e urimit thuhet “Në këtë ditë të bekuar të sakrificës, kur të gjithë besimtarët myslimanë bashkohen në adhurimin e krijuesit, respektimin dhe dashurinë për njëri tjetrin, dëshiroj t’ju uroj me dëshirën që dashuria, paqja dhe mirëqenia të mbizotërojë në familjet tona”.

“Kjo festë e sivjetme, e gjen Kosovën në rrugën e saj të ndërtimit të shtetit të lirë dhe demokratik, me angazhime të shtuara për krijimin e një ambient të qëndrueshëm në aspektin ekonomik dhe politik, me liri të plota njerëzore dhe në frymë bashkëpunuese me të gjitha shtetet paqedashëse dhe demokratike të rajonit dhe të botës”, thuhet në telegramin e urimit.

Edhe partitë politike në vend, përfaqësues të jetës shoqërore e organizatave të ndryshme në Kosovë kanë përgëzuar qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke uruar paqe, harmoni e mirëqenie sociale
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mesazhe paqeje me rastin e Kurban Bajramit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Myftiu i Kosovës uron besimtarët me rastin e Kurban Bajramit
» Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava uron besimtarët me rastin e Kurban-Bajramit
» Manifestimi qendror i Kurban Bajramit, të martën, në Xhaminë e Madhe
» Të martën, dita e parë e Fitër-Bajramit
» S’ka vendim për rastin “Kleçka”

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: