Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 WikiLeaks zbulon se Beogradi planifikon ndarjen e Kosovës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

WikiLeaks zbulon se Beogradi planifikon ndarjen e Kosovës  Empty
MesazhTitulli: WikiLeaks zbulon se Beogradi planifikon ndarjen e Kosovës    WikiLeaks zbulon se Beogradi planifikon ndarjen e Kosovës  I_icon_minitimeTue Aug 30, 2011 1:29 pm

Kabllogramet e ambasadës amerikane në Prishtinë dhe në Beograd, të publikuara nga WikiLeaks, flasin edhe për situatën në veriun e Kosovës.

Në një kabllogram të datës 29 janar 2010 të, dërguar nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, flitet për strategjinë e bashkësisë ndërkombëtare në veriun e Kosovës.

“Phil, e di se do të takohesh me Robert Cooperin (ndërmjetësin e BE-së për bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit) më 2 shkurt, që ndër të tjerash të flasësh edhe për strategjinë për veriun e Kosovës dhe integrimin e serbëve në shoqërinë e Kosovës”, shkruhet në kabllogramin e 29 shkurtit 2010, dërguar nënsekretarit amerikan Philip Gordon.

“Momentalisht e kemi një konsensus të ngushtë brenda bashkësisë ndërkombëtare në Prishtinë, se është momenti i duhur që të ndalet ndarja shumëvjeçare mes veriut dhe pjesës tjetër të Kosovës. Kjo për shkak të mungesës së vullnetit të serbëve të veriut të Kosovës që të kyçen në institucionet e Kosovës dhe për shkak të aksioneve çdo herë e më agresive të Beogradit në veri”, shkruan Dell, transmeton “vesti-online”.

Në kabllograme thuhet se për Perëndimin nuk është figurë publike negociatori serb për Kosovën, Borko Stefanovic, por këshilltari i presidentit serb Boris Tadic për politikë të jashtme, Jovan Ratkovic. Në një kabllogram të ambasadës amerikane në Beograd thuhet se Ratkovic i ka thënë ambasadores amerikane Mary Warlick se “Beogradi nuk synon ta ndryshojë realitetin në terren për shqiptarët e Kosovës, por se edhe tentimi për ta ndryshuar realitetin për serbët do të thotë destabilizim”.

Ratkovic në atë bisedë ka thënë se SHBA dhe BE e kanë analizuar edhe intervenimin ushtarak për integrimin e detyrueshëm të veriut të Kosovës. Një muaj më par, Ratkovic ia ka dorëzuar Robert Cooperit planin për ndarjen e Kosovës dhe idenë e njëjtë ia ka dhënë edhe përfaqësueses së BE-së për punë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.

“Ratkovic direkt i ka thënë Cooperit se Beogradi do të duhet të pranojë se kurrë më nuk do të sundojë me Kosovën, prandaj Kosova duhet të kuptoj se nuk do ta shtrijë pushtetin në veri të Ibrit”, citohet Ratkovic në një nga kabllogramet.

Në një kabllogram tjetër, siç transmetojnë mediat serbe, Dell ia tërheq vërejtjen Washington se shqiptarët janë në fund të durimit.

“Plot 10 vite u kemi thënë shqiptarëve të na besojnë, që të na lënë të veprojmë me situatën, se do t’i mbrojmë, ndërsa tash qeveria e Kosovës së pavarur çdo herë e më shpesh pyet se kur do t’i përmbushim premtimet. KFOR-i po redukton kontingjentet dhe duhet ta shfrytëzojmë çastin e duhur që na është ofruar të veprojmë menjëherë derisa e kemi në disponim KFOR-in që të rregullojmë çfarëdo jostabiliteti”.

Diplomatët në Prishtinë vlerësojnë se Beogradi është duke u munduar në ndarjen praktike të Kosovës, pasi Gjykata Ndërkombëtare për Drejtësi u deklarua për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës, ndaj administrata amerikane dhe evropiane duhet të kenë përgjigje të gatshme për këtë.

Por, jo të gjitha shtetet e BE-së e shohin situatën njëjtë, përfshirë edhe ato që kanë pranuar pavarësinë. Ambasadori Dell përmend ambasadorin italian Michael Giffoni i cili një kohë të gjatë ka punuar në Bruksel me Javier Solanan, për të shtuar se administrata në Bruksel kurrë nuk ka dashur të ndërmarr veprime më të ashpra ndaj veriut.

Dell përmes Gordonit i dërgon porosi edhe ndërmjetësit Cooper.

“Fillimisht, strategjia për veriun kurrë nuk është radikale dhe ajo në masën më të madhe bazohet në atë çka BE ka parashikuar dhe vepron në terren. Së dyti, qeveria e Hashim Thaçit është e gatshme që serbëve tu bëjë lëshime nëse janë të gatshëm të kyçen në institucionet e Kosovës. Së treti, kemi partnerë legjitim serbë (të zgjedhur nga serbët), të cilët janë të gatshëm të na ndihmojnë në veri. Këto elementi janë qasja e butë, që është edhe çelësi i strategjisë sonë për veriun e Kosovës”. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
WikiLeaks zbulon se Beogradi planifikon ndarjen e Kosovës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Serbia planifikon ndarjen e veriut të Kosovës
» Mustafa: Beogradi të shqyrtojë edhe ndarjen e Serbisë
» WikiLeaks: Dinkic për ndarje të Kosovës
» Serbia heq maskat, do ndarjen e Kosovës
» BE pengon Tadicin për ndarjen e Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: