Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Hoxhaj akuzon Serbinë për aktet e dhunshme në Kosovë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Hoxhaj akuzon Serbinë për aktet e dhunshme në Kosovë  Empty
MesazhTitulli: Hoxhaj akuzon Serbinë për aktet e dhunshme në Kosovë    Hoxhaj akuzon Serbinë për aktet e dhunshme në Kosovë  I_icon_minitimeTue Aug 30, 2011 5:03 pm

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka mbajtur edhe një mbledhje rutinë për Kosovën, ku është diskutuar raporti tremujor i Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki-moon. Por edhe pse jo i përfshirë në raport, vend të veçantë ka zënë embargoja e vënë nga Qeveria e Kosovës për mallrat nga Serbia dhe situata në veri të vendit.

Shtetet e Bashkuara, Britani e Madhe, Franca dhe shumë shtete tjera perëndimore kanë përshëndetur njohjet e reja dhe zhvillimet tjera pozitive në Kosovë, duke potencuar sërish se sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i paprekshëm. Ndërkohë Kina dhe Rusia kanë shprehur keqardhje për injorimin e UNMIK-ut nga institucionet vendore. Ato kanë bërë me dije se nuk e kanë ndryshuar qëndrimin e tyre ndaj pavarësisë së Kosovës dhe kanë kërkuar që situata në veri me shumicë serbe të zgjidhet me anë të dialogut dhe në përputhje me rezolutën 1244.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic, ka përsëritur frazën e tij tashmë të njohur se “Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”, dhe ka radhitur gjoja vështirësitë nëpër të cilat po kalon popullata serbe në Kosovë. Ai ka dënuar aksioni e Policisë së Kosovës duke thënë se situata në veri të Kosovës duhet të kthehet në gjendjen e para 25 korrikut.

Kosovën në këtë seancë e ka përfaqësuar, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj. Në fjalimin e tij drejtuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Hoxhaj ka folur për të arriturat dhe për perspektiven evropiane të Kosovës. Ministri Hoxhaj ka folur edhe për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, ku është rritur niveli i njohjeve të pavarësisë nga shtetet tjera.

Duke sqaruar rrjedhën e dialogut teknik mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, ministri Hoxhaj ka theksuar se ishin paraparë disa takime gjatë verës, por delegacioni i Serbisë refuzoi të marrë pjesë në takimin e caktuar për muajin korrik. Ai po ashtu ka sqaruar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të dërguar Njësinë Speciale në veri të vendit. “Më lejoni të bëhem i qartë në këtë çështje: ne dërguam forcat e policisë së Kosovës në kufijtë e veriut jo për t’i trazuar qytetarët apo për t’i sulmuar ata. Ne thjesht kemi kërkuar përforcimin e masave të reciprocitetit në tregti kur të gjitha përpjekjet për të negociuar çështjen patën dështuar” ka theksuar ai. Veprimet e Qeverisë së Kosovës, sipas Hoxhajt, ishin një ushtrim legjitim i autoritetit të policisë.

“Ajo çfarë ka ndodhë ishte, sinqerisht, sfida më e madhe që ne kemi parë ndaj paqes në Ballkan në shumë vite. Strukturat ilegale serbe kanë përdorur eksplozivë, armë automatike dhe snajperë për të sulmuar Policinë e Kosovës, policinë e EULEX-it dhe KFOR-in. Një polic i Kosovës u vra nga këta ekstremistë dhe kriminelë që financohen nga Beogradi dhe aktivitetet kontrabandë. E përsëris, Policia e Kosovës nuk ka përdorë dhunë. Ka qenë Qeveria e Serbisë që ka kryer akte dhune përbrenda territorit të Kosovës”, ka nënvizuar Hoxhaj. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Hoxhaj akuzon Serbinë për aktet e dhunshme në Kosovë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kryeministri akuzon presidentin
» LDK akuzon Krasniqin se po bën eliminime politike
» PDK-ja akuzon rëndë Florim Krasniqin
» Erdogan akuzon Perëndimin rreth Iranit
» 100 ditët e Qeverisë, opozita akuzon

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: