Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Ndëshkime më të ashpra për manipuluesit e zgjedhjeve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Ndëshkime më të ashpra për manipuluesit e zgjedhjeve Empty
MesazhTitulli: Ndëshkime më të ashpra për manipuluesit e zgjedhjeve   Ndëshkime më të ashpra për manipuluesit e zgjedhjeve I_icon_minitimeWed Aug 31, 2011 9:00 am

Dënimet jomeritore ndaj manipuluesve të procesit zgjedhor të 2010-s e kanë shtyrë Komisionin parlamentar për ndryshimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme që të merret seriozisht me çështjen e dënimeve dhe gjobave.

Për këtë çështje përfaqësuesit e Komisionit përkatës kanë ftuar në takimin e tyre të rregullt, që pritet të mbahet sot, përfaqësues të Prokurorisë Publike të shtetit si dhe të Këshillit Gjyqësor, për të diskutuar lidhur me gjobat dhe dënimet të cilat pritet të jenë pjesë e ndryshimeve zgjedhore. Kjo për faktin se masat ndëshkuese të ndërmarra nga gjykatat komunale - të cilat përfshijnë dënimet me kusht dhe dënimet me gjobë prej 250-1500 euro, si dhe dënimet me burgim - kanë qenë shumë të ulëta.

“Ne si komision në parim jemi që të kemi politikë ndëshkimore më të ashpër ndaj atyre që në të ardhmen bëjnë përpjekje që ta manipulojnë procesin zgjedhor”, ka deklaruar për “Koha Ditore”, kryetari i komisionit përkatës, Haki Demolli.

Deri më tash numri i personave të akuzuar për manipulim të procesit zgjedhor të vitit 2010 është 333. Prej tyre vetëm gjashtë janë duke e vuajtur dënimin me burgim. Për një numër të konsiderueshëm të tyre gjykatat ende nuk kanë marrë vendime, ndërsa të pandehurit e tjerët - në marrëveshje me gjykatat - janë pajtuar që dënimet e shqiptuara me burgim t’i paguajnë me gjobën maksimale katër ose pesë mijë euro.

Sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, gjykatat po u nënshtrohen presionit politik dhe kjo është arsyeja që gjobat janë të tilla. Në një deklaratë për “Kohën Ditore”, Ismet Kryeziu nga “Demokracia në Veprim” pati thënë se “vendimet e gjykatave jo vetëm që nuk janë të mjaftueshme, por ato janë stimuluese për manipuluesit e procesit zgjedhor”. Sipas tij, “politika ka ndikuar në procesin zgjedhor dhe tani po ndikon edhe në sanksionet nga ana e gjyqësorit”.

Në nenin 180 të Kodit Penal të Kosovës, flitet për mashtrimet në votime. Dënimet janë nga gjashtë muaj deri në pesë vjet burgim. Deri sot nuk ka asnjë sanksionim të bazuar në këtë nen. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Ndëshkime më të ashpra për manipuluesit e zgjedhjeve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Bisedimet pas zgjedhjeve
» PS: E vërteta e zgjedhjeve po del në shesh
» Mbështetje KQZ-së në organizimin e zgjedhjeve
» Organizimi i zgjedhjeve në veri, i mundshëm?
» OJQ-të kundër zgjedhjeve serbe në veri të Mitrovicës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: