Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Serbia pranoi vulat doganore të Kosovës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Serbia pranoi vulat doganore të Kosovës  Empty
MesazhTitulli: Serbia pranoi vulat doganore të Kosovës    Serbia pranoi vulat doganore të Kosovës  I_icon_minitimeFri Sep 02, 2011 12:02 pm

Në takimin që ende po vazhdon në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit, delegacioni serb ka pranuar vulat doganore të Kosovës, thonë burime të gazetës “Express”. Në vulat doganore të Kosovës shkruan vetëm “Dogana e Kosovës” pa kurrfarë simboli shtetëror - ashtu siç kanë qenë dhe kanë thënë edhe shumica e shteteve në botë.

Përveç vulave, në agjendën e takimit të sotshëm janë edhe kadastri, telekomi, energjia, diplomat universitare si dhe përfaqësimi i Kosovës në takimet dhe forumet ndërkombëtare.

Para nisjes së këtij raundi, shefja e delegacionit të Kosovës në bisedime, Edita Tahiri, ka thënë se “ne kemi dëshmuar se duam një qasje konstruktive për të kontribuuar në paqen dhe stabilitetin e rajonit”.

Homologu i saj, shefi i delegacionit të Serbisë në bisedime, Borko Stefanovic, ka folur haptazi për rezultatet që ai pret të arrihen.
“Shpresojmë se pas një dite të gjatë diskutimesh, do të kemi disa rezultate konkrete, posaçërisht lidhur me vulat doganore dhe kadastrat".

Zyrtarët e BE-së kanë thënë se është mirë për të dyja palët të arrihen “sa më shumë marrëveshje, në prag të raporteve të progresit të Komisionit Evropian”. Kjo posaçërisht vlen për Serbinë, e cila këtë vit synon të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Serbia pranoi vulat doganore të Kosovës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Bosnja pranon vulat doganore të Kosovës
» Ivanoviq: Serbia s'do t'i pranojë vulat e Republikës së Kosovës
» Kacin: Vulat doganore, hap i rëndësishëm
» Serbia pranon vetëm vulat pa “Republika...”
» Stefanovic: Nuk do t’i pranojmë vulat e shtetit të Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: