Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Arrestohen aktivistë dhe deputetë të Vetëvendosje

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Arrestohen aktivistë dhe deputetë të Vetëvendosje  Empty
MesazhTitulli: Arrestohen aktivistë dhe deputetë të Vetëvendosje    Arrestohen aktivistë dhe deputetë të Vetëvendosje  I_icon_minitimeSun Sep 04, 2011 7:06 am

Aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës nga kjo lëvizje janë arrestuar nga njësitet speciale të Policisë së Kosovës- thuhet në një njoftim për media nga kjo lëvizje.

“Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputetët tanë në Kuvendin e Republikës së Kosovës u arrestuan sot brutalisht nga njësitet speciale të Policisë së Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje sot ka organizuar një aksion protestues kundër zëvendëskryeministres Edita Tahirit dhe koncesioneve të vazhdueshme të saj ndaj Serbisë dhe në dëm të shtetësisë së Kosovës. Ndërhyrja brutale e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk i kurseu as deputetet e Kuvendit të Kosovës të cilat i ishin bashkuar kësaj proteste”, thuhet në njoftim.

Në komunikatë thuhet se aktivistët e lëvizjes ishin grumbulluar në pjesë të ndryshme të rrugës që e lidh Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës me kryeqytetin e Kosovës, “për t’ia bllokuar atë zëvendëskryeministres dhe koncesioneve që ajo po i sillte në Kosovë”.

“Negociatat për Kosovën mes Kosovës dhe Serbisë po vazhdojnë përkundër fjalëve të mëdha të Hashim Thaçit e Edita Tahirit, të cilët pas sulmit të Serbisë mbi institucionet e Kosovës dhe vrasjes së policit të Kosovës, Enver Zymberit, filluan ta shohin qartë se kush është Serbia dhe madje me fjalë edhe të na e tregojnë këtë hapje të re të syve të tyre karshi armiqësisë së Serbisë. Por veprat e tyre megjithatë flasin ndryshe, në kundërshtim me fjalët e tyre. Kjo tregon se ata janë të vetëdijshëm për dëmin që po ia shkaktojnë Kosovës, por prapëseprapë janë të gatshëm të vazhdojnë me këtë mënyrë veprimi”, konsideron Lëvizja “Vetëvendosje”.

Bëhet e ditur se aktivistët e Lëvizjes “Vetëvendosje” kishin hedhur domate në drejtim të veturës së zëvendëskryeministres Tahiri, ndërsa me këtë rast policia ka arrestuar 31 aktivistë të lëvizjes, ndër ta edhe deputetet Albana Fetoshi dhe Albulena Haxhiu që më pas janë liruar. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Arrestohen aktivistë dhe deputetë të Vetëvendosje
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Arrestohen tre aktivistë të Vetëvendosjes!
» Izrael: 630 aktivistë të Gazës të arrestuar
» Aktivistë pro-palestinezë vazhdojnë udhëtimin për në Gaza
» Për dy muaj arrestohen 85 persona
» Konfiskohen 7.5 kg heroinë, arrestohen 6 veta

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet :: L.VETEVENDOSJE!-
Kërce tek: