Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 KFOR-i do të luftojë strukturat kriminale në veri

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

KFOR-i do të luftojë strukturat kriminale në veri  Empty
MesazhTitulli: KFOR-i do të luftojë strukturat kriminale në veri    KFOR-i do të luftojë strukturat kriminale në veri  I_icon_minitimeThu Sep 08, 2011 8:12 am

Komandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman Erhard Buhler, ka deklaruar se forcat paqeruajtëse së bashku me policinë e EULEX-it dhe atë kosovare do të luftojnë strukturat kriminale që veprojnë në veri të Kosovës. Ai tha se disa persona që veten e quajnë përfaqësues politik të serbëve në veri, dëshirojnë që gjendja në veri të mos ndryshojë, sepse kështu u shkon për shtati atyre.

“E gjithë kjo bëhet për pushtet dhe për para. Ata nuk dëshirojnë të humbasin fuqinë dhe pozicionin që kanë dhe dëshirojnë që të mbetet kjo situatë ku strukturat radikale dhe kriminale të tyre mund të funksionojnë”, ka thënë gjenerali Buhler, raporton Deutsche Welle. Ai ka thënë se forcat paqeruajtëse së bashku me policinë e misionit EULEX dhe policinë e Kosovës do të luftojnë strukturat kriminale në veri të Kosovës, sepse ato po ua shkatërrojnë jetën edhe shumicës së qytetarëve të ndershëm të asaj pjese.

Gjenerali gjerman Buhler, i cili këtë të premte përfundon mandatin, për t’i liruar vendin në krye të forcave paqeruajtëse një gjenerali tjetër gjerman Erhard Dreës, duke rikujtuar ngjarjet e 25 korrikut në veri të Kosovës ka thënë se situata në atë kohë ka qenë shumë e keqe, ku u shënuan shumë incidente me viktima. Ai ka thënë se në bazë të një vlerësimi të KFOR-it, shumica e njerëzve që jetojnë në atë pjesë dëshirojnë të kenë një jetë të qetë dhe normale, mirëpo, qetësia e tyre po prishet nga individ kriminel, të cilët në disa raste janë edhe të organizuar. “Këta kriminel dhe strukturat e tyre radikale u imponojnë popullatës lokale rregullat e tyre”, ka thënë Buhler.

Gjenerali Buher ka konfirmuar se NATO-ja në këtë fazë nuk planifikon reduktimin e mëtejmë të trupave të KFOR-it dhe e gjithë kjo për shkak të zhvillimeve që ndodhën në veri të Kosovës një muaj e gjysmë më parë. Ai ka thënë se NATO-ja ka një plan reduktimi për trupat në Kosovë. Por ky plan bazohet në vlerësimet e situatës së sigurisë dhe për sa kohë në veri të Kosovës të ketë një situatë të tensionuar, trupat nuk mund të reduktohen në këtë fazë. Sipas tij faza e ardhshme e reduktimit të trupave të KFOR-it mund të ndodhë në gjysmën e parë të vitit 2012 - nëse shënohet përmirësim i situatës së sigurisë në veri të Kosovës. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
KFOR-i do të luftojë strukturat kriminale në veri
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Hoxhaj: Beogradi fsheh strukturat kriminale
» Thaçi: Të numëruara janë ditët e strukturave kriminale në veri
» Serbia nuk heq dorë nga strukturat në veri të Kosovës
» Strukturat paralele uzurpojnë gjykatat në veri?
» KFOR ka informata për kontrabandën në veri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: