Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Besimtarët myslimanë, çdo të premte në protestë?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Besimtarët myslimanë, çdo të premte në protestë?  Empty
MesazhTitulli: Besimtarët myslimanë, çdo të premte në protestë?    Besimtarët myslimanë, çdo të premte në protestë?  I_icon_minitimeThu Sep 08, 2011 1:54 pm

Këtë të premte besimtarët myslimanë pritet të zhvillojnë edhe një protestë në qendër të Prishtinës. Bashkësia Islame e Kosovës nuk i mbështet protestat në rrugë, por kërkon realizimin e kërkesave në rrugë institucionale.

Përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës, ata të Partisë së Drejtësisë dhe organizata joqeveritare të besimit islam, thonë se nuk tërhiqen nga kërkesa e tyre për futjen e lëndës fetare në shkolla publike dhe për ndërtimin e një xhamie të madhe në Prishtinë.

Ideatorët e kërkesës për futjen e lëndës së arsimit fetar nëpër shkolla, thonë se kjo kërkesë po keqkuptohet nga një pjesë e shoqërisë kosovare. Sipas tyre është krijuar përshtypja se kjo mund të paraqesë një lloj të fuqizimit të identitetit mysliman të shumicës së popullatës së Kosovës dhe në këtë mënyrë shfaqet frika mos po rrezikohen proceset e integrimit të Kosovës në bashkësinë evropiane.

Sipas deputetit të Partisë së Drejtësisë në kuvendin e Kosovës, Ferid Agani, kjo përshtypje është e gabuar.

“Unë mendoj se ky është një koncept shumë i gabuar”, ka thënë Agani për DW.

Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit nuk e mbështesin idenë që lënda fetare të futet në planprogramin arsimor të Kosovës dhe për më shumë - sipas ministrit të arsimit, Ramë Buja - është kuvendi i Kosovës ai që hodhi poshtë këtë propozim.

“Feja ka vend të mjaftueshëm edhe me kushtetutë edhe me ligje se ku të mësohet dhe si të mësohet. Në shkolla publike është e panevojshme", ka thënë ai.

Përfaqësuesit e organizatës joqeveritare Bashkohu janë të vendosur në kërkesat e tyre. Fuad Ramiqi, njëri nga organizatorët e protestave, thotë se toleranca fetare në Kosovë ka qenë vlerë e kësaj shoqërie dhe se ndërtimi i një xhamie të madhe në Prishtinë - sikurse është ndërtuar katedralja - vetëm sa do ta fuqizonte këtë vlerë.

Sidoqoftë, këtë të premte besimtarët myslimanë pritet që pakënaqësinë e tyre t’i manifestojnë me faljen e xhumasë në rrugë. Ata thonë se protestën do ta vazhdojnë çdo të premte deri në realizimin e kërkesës së tyre: futjen e lëndës fetare nëpër shkolla publike dhe ndërtimin e një xhamie të madhe në kryeqytet.

Bashkësia Islame e Kosovës thotë se ajo nuk i mbështet protestat në rrugë, por kërkon që e drejta e besimtarëve për shkollim, punësim, e vend dinjitoz për xhami, të arrihet nëpërmjet rrugëve institucionale. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Besimtarët myslimanë, çdo të premte në protestë?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» U konvertua në myslimane, vëllezërit e masakrojnë
» Besimtarë myslimanë protestojnë në Prishtinë
» Sot protestë gjithëpopullore
» Shqiptarët e Luginës, nesër në protestë
» Protestë kundër vendimit për ndaljen e shamisë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: