Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Mjekesia amerikane: Ja si sherohen semundjet me te shpeshta

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster



<b>Postime</b> Postime : 9044

Mjekesia amerikane: Ja si sherohen semundjet me te shpeshta - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mjekesia amerikane: Ja si sherohen semundjet me te shpeshta   Mjekesia amerikane: Ja si sherohen semundjet me te shpeshta - Faqe 2 I_icon_minitimeThu Sep 08, 2011 3:25 pm

PROSTATE CANCER (KANCER I PROSTATES)

Kanceri i prostates godet çdo vit rreth 12 per qind te popullsise boterore. Niveli i vdekshmerise ka pesuar renie me 9 per qind qe nga viti 1985 deri ne 1998. Mbijetesa prej pese vjetesh, pasi eshte identifikuar dhe kuruar tumori, eshte rritur me 15 per qind keto 15 vitet e fundit. Ne Evrope nga ky lloj tumori jane te prekur 40 ne 100 mije persona, ndersa ne USA 70 ne 100 mije. Por nuk eshte e thene qe te gjithe ata qe kane nje hiperplasi beninje zhvillojne tumorin e prostates. Studimet shkencore akoma nuk kane arritur te zbulojne se perse disa meshkuj semuren dhe disa te tjere jo. Specialistet se dihet qe me kalimin e viteve nje mashkull ka mundesi me te medha per te zhvilluar kete lloj tumori, por nuk jane identifikuar akoma faktoret qe e shkaktojne kete, perveç dhjamosjes. Per te identifikuar prekjen e nje organizmi mashkullor nga ky lloj tumori ekziston dhe nje test i veçante. Testi konsiston ne nje analize te thjeshte gjaku ne te cilen matet niveli i PSA, qe eshte nje glikoproteine e prodhuar nga qelizat e prostates. Perqendrimi i kesaj substance te prodhuar nga qelizat e prostates shtohet ne raste infeksioni, neoplasish apo hiperplasish beninje. Duhet te perseritet te pakten tete here dhe sherben per te diagnostikuar sa me pare nje tumor. Vlera normale e PSA eshte 2.5 mg/ml. Ne qofte se ky perqendrim eshte me i larte, atehere do te ishte e nevojshme te beni nje biopsi. Ne qofte se gjate biopsise arrin ne 10 mg/ml, atehere rreziku i krijimit te nje tumori eshte rritur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mjekesia amerikane: Ja si sherohen semundjet me te shpeshta - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mjekesia amerikane: Ja si sherohen semundjet me te shpeshta   Mjekesia amerikane: Ja si sherohen semundjet me te shpeshta - Faqe 2 I_icon_minitimeThu Sep 08, 2011 3:26 pm

INSOMNIA (PAGJUMeSIA)

Te gjithe e dime qe regjimi stabilizon organizmin tone. Te abuzosh me gjumin do te thote te plakesh para kohe. Pagjumesia e vetestimuluar eshte problematike, sepse fytyra e shfaq stresin dhe lodhjen me shume se çdo gje tjeter. Kur vendos te besh nje investim per veten, duhet te zbatosh keshillat me rigorozitet, sepse ne te kundert shpenzon para dhe kohe kot. Eficienca e trajtimit nuk eshte ne nivelin e deshiruar. Pagjumesia dhe mungesa e regjimit çakordojne organizmin. Stimulojne rrudhat, rrathet e zinj poshte syve, si dhe borsat e syve. Te vendosesh rregull eshte domosdoshmeri. Nese je mesuar te qendrosh pa gjume, mesohesh shume kollaj te flesh, duke shkuar ne shtrat gjysme ore me shpejt derisa te vendosesh nje orar te rregullt.

ARTHRITIS RHEUMATICK (REUMATIZMA)

Reumatizma eshte shume e perhapur ne vendet ku stimulohet, kjo per shkak te klimes dhe kushteve te punes dhe banimit. Kurat me te mira, sipas mjekeve specialiste, jane barishtet. Ne farmacite bimore, ekzistojne bime te perendimit qe jane te shumta per sa i perket llojeve. Perzierje e bimeve qe tregtohet eshte tretur ne alkool bimesh 39 grade dhe quhet Schenden Bitter dhe bashke me te edhe nje lloj kremi i quajtur Calendula Saslbe dhe eshte e perbere nga yndyra dhe lulja e quajtur Calendula Officinalis qe, ndryshe ne gjuhen e popullit quhet lule duhani, sepse i ka gjethet te ngjashme me te. Shkaqet e semundjeve reumatizmale jane te pergjithshme dhe lokale, shpjegojne reumatologet duke pohuar se shkaqet lokale, pra te pjeseve te ndryshme te trupit, jane te shpeshta gjate artrozes. Sipas tyre, sa here qe sforcohet nje nyje, duhet te mendohet per rrezikun e demtimit te saj, sidomos ato me natyre sportive dhe profesionale nga mikrotraumat, kjo mundesi shtohet ne rast se kemi te bejme me nje anomali anatomike te fituar apo te lindur, e cila ndikon fuqishem mbi artroze. Ndersa nder shkaqet e pergjithshme, specialistet permendin moshen, e cila perben nje faktor etiologjik, ku artroza sa vjen e theksohet. Nderkohe, faktori gjenetik, pra trashegimia, sipas mjekeve, ndikon sidomos ne formen e artrozes se gishtave te kembeve dhe te duarve, ku viktime e kesaj, sipas tyre, jane sidomos femrat. Po ashtu klima e ftohte ndikon shume ne rendimin e artrozes poliartikulare, e cila prek duart dhe viktime jane sidomos grate pas te 50-ve, kur kjo kombinohet me perimenofrazen, por te grate edhe mbipesha eshte faktor negativ per semundjet reumatizmale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mjekesia amerikane: Ja si sherohen semundjet me te shpeshta - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mjekesia amerikane: Ja si sherohen semundjet me te shpeshta   Mjekesia amerikane: Ja si sherohen semundjet me te shpeshta - Faqe 2 I_icon_minitimeThu Sep 08, 2011 3:26 pm

SCHIZOPHRENIA (SKIZOFRENIA)

Skizofrenia eshte nje sindrome qe shfaqet kryesisht me pranine e nje bashkesie shenjash karakteristike, te shoqeruara me nje keqfunksionim te dukshem social e fizik. Simptomat kryesore mund te konsiderohen te ndara ne dy grupe te medha: Simptoma pozitive dhe negative. Simptomat pozitive perfshijne shtremberimet ose teprimet, siç jane: Deliret, halucinacionet, te folurit e ç’organizuar, sjellje te çrregullta. Simptomat negative perfshijne: Reduktim te intensitetit te shprehjeve emotive; reduktim ne rrjedhshmerine dhe produktivitetin e mendimit e te folurit; reduktim ne orientimin e sjelljeve me perfundim arritjen e qellimit. Personat skizofrenike shfaqin çrregullime te perceptimit dhe te vemendjes. Ata shpesh shprehen se bota u duket e ndryshme e gati ireale. Disa flasin per ndryshime ne permasat e trupit te tyre apo ndryshime ne distancat mes objekteve qe kane realisht prane. Shtremberimet me dramatike te perceptimit jane halucinacionet, te cilat jane pervoja ndjesore ne mungese te stimujve mjedisore reale. Nje i semure skizofren nuk arrin te ndaje kufirin e reales me jorealen. Skizofrenia, zakonisht paraprihet nga nje faze pararendese, gjate se ciles verehet nje perkeqesim i funksionimit normal. Gjate kesaj periudhe personi shfaq shenja te terheqjes nga shoqeria, moskujdesje per higjienen personale, mungese te theksuar motivimi dhe perjetime te ndjesive dhe perceptimeve jo te zakonshme. Skizofrenia ndahet ne tipa dhe nen tipa, te cilet klasifikojne lloje te ndryshme apo kombinime te çrregullimeve te skizofrenise. Çrregullime te ndryshme te skizofrenise, ne varesi te llojit, kohezgjatjes apo kushteve te pershkallezimit, mund te permiresohen apo edhe te sherohen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mjekesia amerikane: Ja si sherohen semundjet me te shpeshta - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mjekesia amerikane: Ja si sherohen semundjet me te shpeshta   Mjekesia amerikane: Ja si sherohen semundjet me te shpeshta - Faqe 2 I_icon_minitimeThu Sep 08, 2011 3:27 pm

SEXUALLY TRASMITTED DISEASES (SeMUNDJET NGJITeSE SEKSUALE)

Semundjet ngjitese seksuale jane semundje qe ngjiten nga kontakti trupor gjate marredhenieve seksuale. Keto shkaktohen nga viruset, bakteret dhe parazitet. Keto po ashtu njihen si infektime ngjitese seksuale apo me emrin e vjeter Semundje Veneriane. Ekzistojne 25 lloje te semundjeve ngjitese seksuale. Keto te gjitha kane te perbashket faktin qe te gjitha ngjiten nga marredheniet seksuale, duke perfshire seksin vaginal, anal dhe oral. Çdo njeri qe eshte seksualisht aktiv mund te jete ne rrezik prej semundjeve ngjitese seksuale. Disa prej semundjeve mund te kene simptoma si: Shkarkese nga organet gjenitale, dhembje kur urinojne, enjtje dhe inpoflamim ne organe gjenitale. Shume semundje ngjitese seksuale si Klamidia, nuk shfaqin simptoma. Per kete shkak rekomandohet te beni kontrollin e shendetit seksual, t’i beni analizat per semundje ngjitese seksuale nese mendoni se jeni ne rrezik. Ndonjehere mund te kaloje kohe e gjate deri ne shfaqjen e simptomave, keshtu qe ju mund infektoni dike gjate kesaj kohe. Prandaj eshte e nevojshme te beni analizat dhe te merrni trajtimin e duhur. Nese jeni ne marredhenie me partner dhe eshte vertetuar se keni semundje ngjitese, kjo nuk do te thote se ai/ajo ka pasur marredhenie seksuale me dike tjeter. Simptomat e semundjeve ngjitese seksuale mund te shfaqen me muaj pas infektimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mjekesia amerikane: Ja si sherohen semundjet me te shpeshta - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mjekesia amerikane: Ja si sherohen semundjet me te shpeshta   Mjekesia amerikane: Ja si sherohen semundjet me te shpeshta - Faqe 2 I_icon_minitimeThu Sep 08, 2011 3:27 pm

NEUROGICAL DISEASES (SeMUNDJET NEUROLOGJIKE)

Semundjet neurologjike shkaktohen nga çrregullime dhe shqetesime psikologjike, por ne disa raste edhe nervore. Disa nga keto semundje neurologjike jane me te shpeshta me fillimin e stines se nxehte, por nuk mungojne edhe rastet te cilat shfaqen vetem ne kohen e lagesht ose ne stinen e ftohte. Semundjet neurologjike jane me shpeshta me fillimin e stines se nxehte dhe ne varesi te kesaj edhe shqetesimet e pacienteve shtohen. Kohet e fundit eshte vene re nje shtim i vizitave ose urgjencave, te cilat i perkasin me teper semundjeve te epilepsise, hemorragji cerebrale, por edhe semundje te tjera te cilat kane te bejne me semundjet neurologjike kanceroze. Me fillimin e stines se nxehte edhe shqetesimet dhe rreziku eshte me i madh. Keto shqetesime keto kohet e fundit jane me te shpeshta tek moshat e reja, por nuk mund te veçojme edhe moshat e vogla, por kategoria me e prekur eshte grupmosha e pare. Nje nga faktoret me te rendesishem qe eshte shkaktar i kesaj semundjeje eshte edhe stresi dhe, sipas specialisteve, nga studimet me te fundit ky eshte faktori per te cilin nuk mund te kete nje mjekim specifik, por vetem trajtime me shume psikologjike, teknologjia e te cilave ende nuk ka arritur ne vendin tone.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mjekesia amerikane: Ja si sherohen semundjet me te shpeshta - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mjekesia amerikane: Ja si sherohen semundjet me te shpeshta   Mjekesia amerikane: Ja si sherohen semundjet me te shpeshta - Faqe 2 I_icon_minitimeThu Sep 08, 2011 3:28 pm

THALASSEMIA (TALASEMIA)

Talasemia eshte semundje gjenetike qe shkaktohet nga mungesa ose nga pakesimi i prodhimit te vargjeve te hemoglobines. Talasemia eshte nje çrregullim i trasheguar i gjakut. Ajo ul sasine e hemoglobines ne trupin e njeriut dhe mund te sjelle ne kete menyre pamundesine qe rruazat e kuqe te transportojne ne menyre te mjaftueshme oksigjen ne organet ku ai eshte i nevojshem. Kjo shkakton anemi dhe ne rast se nuk mjekohet, zemra dhe organe te tjera ne trup nuk do te arrijne te kryejne funksionet e tyre, si rezultat i mungeses se oksigjenit. Transfuzioni i rregullt i gjakut eshte i vetmi mjekim i pershtatshem i njohur per talasemine. Trajtimi i talasemise eshte i veshtire dhe kerkon trajtim te vazhdueshem. Ne varesi te llojit te semundjes dallon edhe varesia nga nevoja per te marre apo jo gjak vazhdimisht.

EATER (UJI)
Uji i ndotur dhe jo i dezinfektuar, permban perberes te ndryshem dhe lende te shumta toksike te cilet mund te shkaktojne semundje ne mase te njerezit. Uji i pijshem meriton gati vemendjen kryesore gjate kujdesit per shendetin tuaj. Konsumimi i ujit te pijshem perveç shfaqjes se semundjeve te ndryshme hepatitit, diarreje; perben nje rrezik per shfaqjen e kancerit. Ne te mund te permban elemente te ndryshme toksike qe behen shkak per mutacione te ndryshme. Per kete eshte i nevojshem klorimi ujit per t’u pastruar nga pesticidet dhe kimikatet e ndryshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mjekesia amerikane: Ja si sherohen semundjet me te shpeshta - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mjekesia amerikane: Ja si sherohen semundjet me te shpeshta   Mjekesia amerikane: Ja si sherohen semundjet me te shpeshta - Faqe 2 I_icon_minitimeThu Sep 08, 2011 3:28 pm

VACCINE (VAKSINIMI)

Vaksinimi eshte procedure me te cilen mundesohet mbrojtja nga semundjet ngjitese. Imunizimi eshte menyra me e mire per mbrojtjen e femijeve nga semundjet e renda qe mund te shkaktojne edhe vdekje. Ne Maqedoni femijet vaksinohen pa pagese kunder Hepatitit B, tuberkulozit, paralizes se femijeve, difterise, kolles se bardhe, rubeoles. Vaksinat permbajne shkaktare semundjesh te dobesuar ose te vrare. Te pergatitur si vaksine, ata nuk mund te shkaktojne semundje te femija. Me injektimin e vaksines ne organizmin e femijes krijohet mekanizem mbrojtes natyral, me krijimin e antitrupthave dhe qelizave mbrojtese. Nese gjate jetes femija infektohet me semundjen kunder se ciles eshte i vaksinuar, rezistenca e fituar pas vaksinimit do ta mbroje nga semundja e rende dhe komplikimet. Per mbrojtje komplete dhe te qendrueshme te femijes, eshte e nevojshme te jepen nje numer i ndryshem i dozave te vaksinave, ne intervale kohore te caktuara dhe ne moshe te ndryshme te femijes. Per kete qellim ekziston kalendari i vaksinimit. Shume rralle, pas vaksinimit mund te shfaqen efekte te padeshirueshme me te renda: Encefalopati akute, konvulsione ne tri ditet e para pas vaksines, temperature e larte dhe nje gjendje e ngjashme me shokun dhe reaksion anafilaktik, menjehere pas pranimit te vaksines.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mjekesia amerikane: Ja si sherohen semundjet me te shpeshta - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mjekesia amerikane: Ja si sherohen semundjet me te shpeshta   Mjekesia amerikane: Ja si sherohen semundjet me te shpeshta - Faqe 2 I_icon_minitimeThu Sep 08, 2011 3:28 pm

Semundjet ngjitese

FSHIQJA

Semundje
e rende vdekjeprurese (si kolera, murtaja, lia etj.), qe prek shume
njerez a kafshe dhe perhapet zakonisht shpejt ne nje krahine, ne nje
vend, a ne disa vende si epidemi. Simptomat e saj jane te njejta me
epidemine.

Simptomat:

1-Semundje ngjitese
2-Perhapet ne te gjithe zonen, krahinen, qytetin
3-Perhapet nepermjet frymemarrjes, ambientit te dhomes
4-Semundja e fshiqes eshte gjithmone vdekjeprurese

EPIDEMIA

Epidemia
eshte semundje ngjitese qe perhapet shpejt te shume njerez ne nje
krahine, ne nje vend a ne disa vende. Perhapet shpejt ne nje mase te
madhe njerezish nepermjet frymemarrjes, ambientit te dhomes dhe
kontakteve te tjera.

Simptomat:

1-Semundje ngjitese
2-Perhapet ne te gjithe zonen, krahinen, qytetin
3-Perhapet nepermjet frymemarrjes, ambientit te dhomes
4-Epidemia mund te jete gripale, virale etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
Sponsored content





Mjekesia amerikane: Ja si sherohen semundjet me te shpeshta - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mjekesia amerikane: Ja si sherohen semundjet me te shpeshta   Mjekesia amerikane: Ja si sherohen semundjet me te shpeshta - Faqe 2 I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mjekesia amerikane: Ja si sherohen semundjet me te shpeshta
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
»  200 recetat popullore për sëmundjet më të shpeshta
» Plagët shërohen më shpejt kur janë të pambrojtura!
» Astrologjia dhe mjekësia
» Lindje të shpeshta të fëmijëve me malformacione gjenitale
» Ushtria amerikane do të përdor Android

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: