Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Të zbatohet rendi e ligji në gjithë territorin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Të zbatohet rendi e ligji në gjithë territorin  Empty
MesazhTitulli: Të zbatohet rendi e ligji në gjithë territorin    Të zbatohet rendi e ligji në gjithë territorin  I_icon_minitimeThu Sep 15, 2011 5:04 pm

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me t’u kthyer nga vizita treditore shtetërore në Hungari, e priti në takim kryeministrin e Republikës ë Kosovës, Hashim Thaçin, i cili e informoi për planin operacional të Qeverisë së Kosovës për funksionalizimin e pikave doganore në kufirin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Presidentja e Kosovës në kuadër të funksioneve të veta kushtetuese i dha mbështetje të plotë planit të qeverisë së Kosovës për implementimin e vendimit qeveritar për Marrëdhëniet Tregtare me Serbinë, që është plotësisht i koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare dhe që është rezultat i marrëveshjes së arritur në Bruksel në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, që u ndërmjetësua dhe miratua nga BE-ja.

Vënia në funksion e doganave është veprim legal dhe legjitim i mbështetur nga faktori ndërkombëtar dhe nga misioni i KFOR-it dhe EULEX-it në Kosovë, të cilët do të japin mbështetjen dhe ndihmën e plotë, në kuadër të mandatit të tyre, në zbatimin e rendit dhe të ligjit në Republikën e Kosovës.

“Kjo është në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës sidomos në të mirë të qytetarëve të nacionalitetit serb, që jetojnë në komunat Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, sepse në këtë mënyrë i ndërpritet përfundimisht rruga kontrabandës dhe krimit të organizuar që dëmtonte jo vetëm buxhetin e Kosovës dhe ekonominë e Serbisë, por edhe ekonominë familjare dhe interesat e qytetarëve për të zhvilluar biznes të ligjshëm duke respektuar pagesën e doganave dhe të taksave përkatëse për importin dhe eksportin e mallrave që kalojnë në pikat kufitare”.

“Inkurajojmë të gjithë qytetarët që të përkrahin këto masa të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe kërkojmë nga autoritetet e Serbisë që të heqin dorë nga manipulimet me ndjenjat e qytetarëve dhe të respektojnë marrëveshjet për të cilat vetë janë dakorduar në dialogun e zhvilluar në Bruksel”, ka thënë presidentja duke shtuar se “e ardhmja e dy vendeve tona është në respektimin e njëri-tjetrit dhe në zbatimin e rregullit dhe të ligjit në zhvillimin e marrëdhënieve tregtare normale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, si dy shtete sovrane dhe të pavarura, që e kanë të ardhmen e përbashkët në integrimet euro-atlantike”. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Të zbatohet rendi e ligji në gjithë territorin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Krasniqi: Kushtetuta nuk po zbatohet në veri
» Rexhepi: Policia ka tretman për të gjithë
» Ndryshohet Ligji i partneritetit publiko-privat
» KIPRED: Ligji për ndërmarrjet publike ka mangësi
» LDK: Të gjithë të papunët në UP

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: