Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Politika po ndërhyn në drejtësi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Politika po ndërhyn në drejtësi  Empty
MesazhTitulli: Politika po ndërhyn në drejtësi    Politika po ndërhyn në drejtësi  I_icon_minitimeFri Sep 23, 2011 2:20 pm

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, pas arrestit shtëpiak të ish ministrit, Fatmir Limaj ka folur rreth kësaj çështje.

Me këtë rast, ai ka deklaruar se si institucione dhe si qytetarë që ia duan të mirën këtij vendi dëshirojnë që gjykatat në Kosovë të jenë të pavarura, të marrin veprime të drejta dhe mbi bazën e dëshmive dhe fakteve, por jo mbi baza politike.

“Tani kemi një vendim të gjykatës dhe si institucione dhe si njerëz që ia duam të mirën këtij vendi dëshirojmë që gjykatat në Kosovë të jenë të pavarura, të marrin veprime të drejta dhe mbi bazën e dëshmive edhe fakteve, por jo mbi baza politike... derisa në sistemin e drejtësisë ndërhyn politika, pra për fat të keq ajo ka ndërhyrë gjithnjë dhe kështu rrezikohet funksionimi normal i sistemit të drejtësisë”, ka thënë kryeparlamentari.

Ai tha se tani rastin e ka marrë gjykata dhe pret që ta thotë fjalën e vet mbi bazën e fakteve dhe dëshmive, duke respektuar ligjet. Ndërkaq, se a po ndikon politika vendore a ndërkombëtare, Krasniqi tha se politika tash nuk ka mbetur vetëm vendore, aq shumë është përzier sa të mund të dihet çka është vendore e çka ndërkombëtare.

Edhe grupet parlamentare kanë reaguar lidhur me arrestin shtëpiak ndaj ish ministrit Fatmir Limaj, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës.

Adem Grabovci, nga Partia Demokratike e Kosovës tha se është e pa pranueshme dhe absurde të mendosh se në Kosovë ka pasur krime lufte. Ai tha se në Kosovë është zhvilluar një luftë çlirimtare, dhe jo pushtuese.

Për më tepër, sipas tij, Limaj për këtë vepër ka qenë i akuzuar edhe nga drejtësia ndërkombëtare mirëpo e ka dëshmuar pafajësinë e tij dhe luftën e drejtë çlirimtare.

Ndërkaq, Ismet Beqiri nga LDK-ja tha se e mbështesim qëndrimin e Limajt për bashkëpunimin që ka pasur gjithmonë me organet e drejtësisë.

Glauk Konjufca, nga lëvizja Vetëvendosje tha se është interesante se si nuk kaluan po thuajse as 24 orë nga vendimi i gjykatës për imunitetin e deputetit dhe menjëherë pasoi arrestimi i deputetëve.

Ai tha se lëvizja Vetëvendosje ka ngritur shqetësimin se vendimi i gjykatës për çështjen e imunitetit mund t’i hap rrugë shtetit policor, të kryeministrit, të qeverisë, e cila sipas tij dëshiron t’ia mbyllë gojën përfaqësuesve të popullit.

Ndërkaq, Ahmet Isufi nga AAK-ja tha se drejtësia në Kosovë është nën ndikimin e politikës me vet faktin se Limaj një herë është akuzuar për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, pastaj UNMIK-u është marrë me këtë lëndë, ndërkaq tash EULEX-i./ Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Politika po ndërhyn në drejtësi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Peticioni “Drejtësi në rastin Kiçina”, mbi 43 mijë nënshkrime
» Tahiri: Qeverisja komunale po rrezikohet nga politika
» Spanja ndërhyn në banka, tregjet në shok
» Gaddafi: Gjakderdhje, nëse ndërhyn SHBA
» Limaj thotë se në procesin e Haradinajt po përzihet politika

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: